2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Enciklopedia Britannica bëhet partnere me Microsoft për funksionin e përgjigjeve

Më të lexuarat

Enciklopedia Britannica është bërë partnere me Microsoft për të mbështetur funksionimin e Bing rreth përgjigjeve për pyetjet që vijnë. Bashkëpunimi u njoftua në blogun zyrtar të Bing dhe duket si një mënyrë më e besueshme për të gjetur më shpejt atë që ju po kërkoni.

Ky tipar i ri në gjetjen e përgjigjeve u prezantua muajin e kaluar si pjesë e përditësimit të Bing. Përgjigjet ofrojnë diçka pozitive rreth informacionit, bazuar në atë çfarë ju kërkoni përpara se të futeni më thellë. Me përfshirjen e Britannica, përdoruesit mund të presin të gjejnë një vështrim të përgjithshëm rreth temës së kërkuar, një foto dhe çfarë ata quajnë fakte të dobishme nga databaza online e enciklopedisë. Shërbimi do të ketë linqe mbështetëse nga burime të sigurta si: Wikipedia, Freebase dhe Qwiki.

Vendimi i Britannica për të krijuar partneritet me Microsoft do të ndihmojë vetëm në zgjerimin e pranisë së tyre online. Në Mars, kompania mori vendimin për të ndjekur një model vetëm online. Enciklopedia Britannica, enciklopedia më e vjetër në printimin e gjuhës angleze, është printuar për herë të parë në 1768 dhe ka 244 vjet që është publike.

Google paraqiti një karakteristikë të ngjashme të njohur si Knowledge Graph (Grafiku i Njohurisë) muajin e kaluar. Kjo paraqitje e re, do të thotë se Google dëshiron që kërkimi i tyre t’i interpretojë të dhënat si objekte të botës reale dhe jo vetëm si tekst. Kompania mendon se duke bërë këtë gjë, ata do të jenë më të kompletuar për t’i kthyer përdoruesit informacionin që ai po kërkon. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit