KUSH ËSHTË EVLIJA?!
Hafidh Edh-Dhehebi, Allahu e pastë mëshiru, thotë:
“Karakteristikat e evlijave të Allahut janë si më poshtë:
- kujdesi në ushqim,
- devotshmëria në të folur,
- ruajtja e gjuhës,
- praktikimi i shpeshtë i dhikrit,
- largimi nga përzierja e panevojshme me njerëzit e thjeshtë,
- të qarit për mëkatet e veta,
- leximi i kuptueshëm dhe melodik i Kur’anit me meditim,
- përçmimi dhe qortimi i shpirtit për mosbindje ndaj Allahut,
- agjërim i shumtë vullnetar,
- këmbëngulja në namazin e natës,
- përulja ndaj muslimanëve,
- ruajtja e lidhjeve familjare,
- shpirtëgjerësia,
- disponimi i të tjerëve,
- dhënia e lëmoshës në varfëri,
- të folurit e së vërtetës, qoftë edhe e hidhur, me butësi e qetësi,
- falja e të tjerëve,
- largimi nga injorantët,
- të bërit roje në rrugën e Allahut,
- lufta kundër armikut,
- kryerja e haxhit,
- shijimi i kohëpaskohshëm i mirësive të bukura (hallall),
- shumë istigfarë-kërkimfalje. “Sijeru e’alamin-nubela”, 12/90.
Këta janë evlija, e jo bidatxhinjët dhe adhuruesit e varrezave.
Zoti na bëftë prej evlijave të Tij!
Hoxhë Irfan Salihu