9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Izraeli, kërdi mbi qiellin libanez

Më të lexuarat

Të shkelësh 22,000 herë hapësirën ajrore të një vendi

Autoritetet libaneze kanë dërguar vazhdimisht një notë proteste në Kombet e Bashkuara, duke kërkuar që ata të bëjnë presion mbi Izraelin dhe të bëjnë thirrje për respektimin e sovranitetit të Libanit.

Avionët ushtarakë izraelitë kanë shkelur hapësirën ajrore libaneze 22,111 herë që nga viti 2007, sipas një studimi të publikuar në AirPressure.info.

Sipas studimit, gjatë kësaj periudhe, avionët luftarakë izraelitë kanë hyrë në hapësirën ajrore libaneze më shumë se 8 mijë herë, ndërsa dronët e kanë “pushtuar” 13 mijë herë.

Thuhet se aviacioni izraelit shkel rregullisht hapësirën ajrore të Libanit, duke kryer fluturime zbulimi mbi Libanin jugor, rajonin Beka, si dhe mbi pjesën qendrore të vendit.

Avionët luftarakë izraelitë përdorin në mënyrë specifike hapësirën ajrore libaneze për të kryer sulme në territorin sirian.

Autoritetet libaneze kanë dërguar vazhdimisht një notë proteste në Kombet e Bashkuara, duke kërkuar që të ushtrohet presion mbi Izraelin dhe të bëjë thirrje për respektimin e sovranitetit libanez, por edhe t’u përmbahet pikave nga Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar pas konfliktit izraelit-Hezbollah. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit