Të martën më n07.06.2022, në vizitë zyrtare, Kryetari i BFI i RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti delegacionin e UMAD- SHOQATA NDERKOMBËTARE E ULEMAVE MUSLIMAN NGA TURQIJA në krye me Dr. Prof. Abdulvehab Ekinxhi si dhe nënkryetarin Prof. Dr. Mustafa Karatash.
Qëllimi i tyre është një vizitë dy ditore e BFI dhe organeve të saja si: SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup, FSHI, Muftininë e Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit.
Së pari, Kryetari i BFI, e njoftoi delegacionin me njw letërnjoftimi të BFI e RMV dhe institucionet e saja si dhe planet pë të ardhmen.
Kryetari i kësaj Shoqate falënderoi për pritjen vëllazërore dhe shprehu synimet e vizitës së tyre. U bisedua për një bashkëpunim të mirëfilltë në mes ulemave të Turqisë dhe të BFI e RMV.
Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai nga ana e tij, i shprehu falënderim Prof. Dr. Numa Aruç për koordinimin e kësaj vizite të rëndësishme. Ishte kënaqësi.