Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit të Egjiptit ka njoftuar se qeveria ka ndaluar shaminë në shkolla për vajzat që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë.
Ministri egjiptian i Arsimit, Moheb Al-Refaei kishte deklaruar të shtunën në mbrëmje se fëmijët nuk do të lejohen të mbajnë në shkollë.
Në një intervistë të dhënë nga Ministri i Arsimit, tha se Islami nuk kërkon nga vajzat të veshin hixhabin deri sa të arrijnë moshën e pjekurisë.
Megjithatë, ministri nuk ka sqaruar se kur ky ndalim do të hyjë në fuqi dhe nëse kjo do të zbatohet për të gjitha nivelet. Për më tepër, nuk u sqarua nëse ndalimi do të zbatohet për shkollat private.
Zemërimi ka shpërthyer kohët e fundit ne Egjipt, pasi restorante të shumta, klube, plazhe dhe pishina ndalojne hyrjen per gratë e veshura me hixhab, duke shkuar edhe me tej ne shkeljen e te drejtave te njeriut.