Administrata Obama ka paralajmëruar Kinën mbi përdorimin e agjentëve në tokën e Shteteve të Bashkuara, raporton gazeta New York Times.
Pekini po drejton një fushatë globale për të riatdhesuar të arratisurit kinezë dhe për të rimarrë fondet e paligjshme, shkruan gazeta duke cituar zyrtarë anonimë të SHBA-së.
Sipas raportit, Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar tashmë zyrtarët kinezë në lidhje me këto aktivitete.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të bëjë një vizitë shtetërore në SHBA, muajin e ardhshëm.
Gazeta New York Times shkruan se agjentët e fshehtë janë duke punuar nën udhëheqjen e Ministrisë kineze për Sigurinë Publike dhe hyjnë në SHBA, sipas të gjitha gjasave, me viza turistike ose tregtare.