0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ushtria amerikane: Një vetëvrasje çdo ditë!

Më të lexuarat

Këtë vit, në mesin e ushtarëve amerikanë në Afganistan, po shënohet një numër më i madh vetëvrasjesh, me një mesatare pothuaj një në ditë, që paraqet shifrën më të lartë në 10 vitet e fundit.
Në 155 ditët e para të këtij viti, 154 ushtarë kanë bërë vetëvrasje, që është 50 për qind më shumë se numri i ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve në Afganistan, në këtë periudhë, vlerëson Pentagoni. Numri më i madh i vetëvrasjeve shpreh situatën në ushtri, të ngarkuar me kërkesat e luftës në Irak dhe Afganistan, e që janë më të mëdha seç kanë menduar 10 vjet më parë. Ushtria po përballet gjithnjë e më shumë me çështjet e sulmit seksual, abuzimit të alkoolit, dhunës dhe formave të tjera të sjelljes së keqe.

Numri i vetëvrasjeve nuk ka ndryshuar shumë në vitet 2010 dhe 2011, kështu që rritja e sivjetme ka befasuar disa zyrtarë. Arsyet për shpeshtësinë e vetëvrasjeves, sipas disa shpjegimeve, janë lufta, stresi post-traumatik, abuzimi i drogave, keqpërdorimi i recetave të ilaçeve, si dhe problemet personale financiare.

Deri më 3 qershor, 154 ushtarë kanë kryer vetëvrasje, që është 18 për qind më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, kur këtë akt e kanë kryer 130 ushtarë (16 për qind më shumë se në vitin 2009). Pentagoni ka vlerësuar – duke u bazuar në analizën e të dhënave nga viti 2001 e deri në vitin 2011 – se në tërë vitin 2012 do kryhen 136 vetëvrasje.

Numri i vetëvrasjeve është në rritje pavarësisht inkurajimit të ushtarëve për të kërkuar ndihmë, në qoftë se ata kanë probleme psikologjike. Por, shumë vetë në ushtri kërkimin e ndihmës së tillë e shohin si shenjë të dobësisë dhe një kërcënim potencial për përparim.

Nga zyra e sapoformuar në Pentagon, për parandalimin e vetëvrasjeve, thonë se numri i vetëvrasjeve është shqetësues, sepse është rritur në kohën kur është pritur të reduktohen ato.

Shërbimet ushtarake, me qëllim që të zvogëlojnë numrin e vetëvrasjeve, kanë hapur linjat konfidenciale telefonike për ndihmë, kanë dërguar më shumë specialistë të shëndetit mendor në fushëbeteja, kanë futur trajnim për përballimin e stresit, hulumtim e rreziqeve dhe masa të tjera. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit