4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

NATO, “gati tu” para Erdoganit

Më të lexuarat

Reagim për refuzimin turk ndaj Suedisë dhe Finlandës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Turqia është një aleate e respektuar e aleancës dhe se është e nevojshme të zgjidhen të gjitha shqetësimet e saj.

Stoltenberg ka zhvilluar sonte një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Lideri i NATO-s, Stoltnberg tha në rrjetet sociale se temë e bisedës ishin kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

“Turqia është një aleat i respektuar dhe është e nevojshme të zgjidhen të gjitha shqetësimet e saj”, tha Stoltenberg.

Njeriu i parë i NATO-s deklaroi gjithashtu se kjo është një periudhë historike në të cilën duhet të qëndrojmë së bashku.

Presidenti Erdogan tha se vendi i tij nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke arsyetuar se këto dy vende strehojnë, ndihmojnë dhe u japin zë terroristëve kurdë.

Ministria e Jashtme suedeze njoftoi të hënën se përfaqësues të lartë nga Helsinki dhe Stokholmi do të udhëtojnë “së shpejti” në Turqi për të diskutuar kundërshtimet e Ankarasë ndaj anëtarësimit të tyre në NATO. Por nga Erdogan u reagua duke thënë se më “mirë mos nisen”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit