3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Një rajon i Gjeorgjisë do të mbajë referendum për t’u bashkuar me Rusinë

Më të lexuarat

Udhëheqësi i rajonit separatist të Osetisë Jugore ka shpallur një referendum nëse do të bëhet pjesë e Rusisë.

Një deklaratë nga zyra e Anatoli Bibilov tha se ishte “aspirata historike” e popullit të tij që të bashkohej me Rusinë dhe votimi do të bëhet më 17 korrik, transmeton Telegrafi.

Moska e njeh rajonin si të pavarur, pas një lufte të shkurtër midis Rusisë dhe Gjeorgjisë në vitin 2008, dhe ka ofruar mbështetje financiare, shtetësi ruse për qytetarët e saj dhe ka vendosur baza ushtarake atje.

Gjeorgjia pohon se Osetia e Jugut është një territor i pushtuar dhe më parë tha se një referendum për bashkimin me Rusinë do të ishte i papranueshëm. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit