-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kurti: Nuk mirëpresim iniciativa që hapin rajonin ndaj fuqive të Lindjes

Më të lexuarat

Pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, u tregua i ashpër lidhur me iniciativën “Open Ballkan” edhe pse nuk i përmendi fare emrin.

Ai tha se iniciativat rajonale nuk mund të jenë zëvendësim për integrimet në BE, por duhet t’i përshpejtojnë ato.

“Ne e mbështesim Procesin e Berlinit dhe mirëpritem përkushtimin e Kancelarit për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re. Po ashtu ne mbështesim tregun e përbashkët rajonal, i cili ndodhet brenda Procesit të Berlinit dhe rregullave të Bashkimit Evropian. Ai është gjithëpërfshirës, i ka katër liritë. Prandaj edhe nuk mbështesim iniciativa të tjera paralele. Për Kosovën është e rëndësishme që në këtë proces qytetarët të jenë përfituesit më të mëdhenj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kurti thotë se Kosova nuk është kundër iniciativave rajonale kur Bashkimi Evropian paraqitet si vlerë.

“Iniciativat rajonale që hapin Ballkanin ndaj fuqive nga Lindja apo Verilindja ne nuk i mirëpresim dhe i konsiderojmë të panevojshme. Kosova dhe Ballkani janë të hapura për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, janë të hapura për Gjermaninë dhe këto janë mëse të mjaftueshme”, deklaroi ndër të tjera Albin Kurti./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit