8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kryeministri shqiptar shtron iftar për besimtarët, shembull për lidershipin e vendeve tona

Më të lexuarat

Kryeministri Edi Rama në emër të qeverisë shqiptare ka shtruar iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Rama uroi një agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët ndërsa tha se tryeza e iftarit është një gjest miqësie dhe mirësie. Po ashtu, kreu i qeverisë bëri thirrje që të gjenden më shumë forca “për vetëpërmbajtje dhe arsye për mirëkuptim brenda kufijve të ekzistencës sonë”.

“Bukur dhe hijshëm më duket se po veprojmë dhe ne sot tek jemi së bashku rreth tyrezës së iftarit duke kryer një gjest miqësie dhe mirësie. Të gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit islam, këtu dhe kudo që ndodhen ju uroj agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara. Ndërsa ne të tjerët uroj që përtej besimeve të ndryshme dhe mosbesimeve të larmishme të gjejmë më shumë forcë për vetëpërmbajtje dhe arsye për mirëkuptim brenda kufijve të ekzistencës sonë gjithsesi shumë të përkohshme. Zoti qoftë me ne, me familjet tuaja me Shqipërinë dhe me shqiptarët”, u shpreh Rama.

Qeveria vijon me traditën e shtrimit të tryezës së iftarit pas dy vjetësh për shkak të pandemisë. Të pranishëm në të ishin politikanë, artisë, gazetarë e ambasadorë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit