7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Rakiqi paralajmëron mosbindje totale civile, nëse niset me arrestime në veri

Më të lexuarat

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit ministër i Kosovës për Komunitete dhe Rikthim, ka paralajmëruar me një mosbindje totale civile në veri nëse Policia e Kosovës fillon me arrestime.

Rakiq në një konferencë për media ka thënë se ka informata se Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar procedurë ndaj mbi 70 qytetarëve serbë, përfshirë këtu qytetarë, biznesmenë e kryetarë të komunave.

“Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar procedura kundër qytetarëve tanë, biznesmenëve, kryetarëve të komunave, deputetëve, përfaqësuesve politikë, për atë siç pretendon Prishtina, sulm ndaj rendit Kushtetues të Kosovës. Arsyeja ishte protesta kundër lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës vitin e kaluar. Do të jem i drejtpërdrejt, ky është një persekutim me motive etnike e politike ndaj popullit tonë. Sipas informatave që kemi, në pyetje është një procedurë për mbi 70 qytetarë tanë”, tha Rakiq në konferencë, raporton “Kosovo Online”.

Ai ka bërë thirrje që asnjë të mos i përgjigjet ftesës. Ndërsa u ka thënë institucioneve të Kosovës që ta përfshijnë edhe vetë atë në listën, pasi edhe vetë ka marrë pjesë në protesta.

“Nëse Prishtina fillon me lëvizje të njëanshme, Zoti na ruajt, duke arrestuar qytetarët tanë, atëherë ne do të detyrohemi të rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike, që përfshin mosbindje totale civile për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve tanë”, tha Rakiq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit