8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Macron fiton një mandat të dytë, rizgjidhet president i Francës

Më të lexuarat

Sipas sondazhit të France Info, presidenti Macron fitoi 58,2 për qind të votave, kurse kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen 41,8 për qind

Sipas sondazheve dalëse të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, presidenti aktual Emmanuel Macron ka fituar një mandat të dytë, raporton Anadolu Agency (AA).

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në vend u mbajt dje.

Sipas sondazhit të France Info, presidenti Macron fitoi 58,2 për qind të votave, kurse kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen 41,8 për qind.

Përqindja e atyre që nuk morën pjesë në zgjedhjet ishte 28,2 për qind. Kjo shifër është më e larta që nga viti 1969. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 71,8 për qind.

44-vjeçari Macron do të bëhet presidenti i tretë që është zgjedhur për herë të dytë në këtë detyrë.

Më parë François Mitterrand dhe Jacques Chirac shërbyen dy mandate.

Rezultatet zyrtare ligjore do të bëhen të ditur më 27 prill nga Këshilli i Kushtetues.

Në vitin 2017, Macron kishte fituar 66,06 për qind, kurse Le Pen 33,9 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit