0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Moska paralajmëron hakmarrje për fundosjen e luftanijes

Më të lexuarat

Kremlini është duke u përgatitur për të kryer sulme tjera mbi caqet e parapara në Ukrainës, si kundërpërgjigje në atë që po e quan sulmet “terroriste”.

Nëse kjo shikohet në aspektin luftarak është një hakmarrje ndaj sulmit që është kryer mbi luftanijen Mosvka, që konsiderohet si krenaria ruse dhe flotën e saj në Detin e Zi, transmeton Telegrafi.

Numri dhe shkalla e sulmeve me raketa mbi Kiev nuk është zbuluar, por nga ekspertët po shihet si kundërpërgjigje për fundosjen e anijes që konsiderohej si krenaria ruse.

Këta e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov i cili tha se do të ketë intensifikim sulmesh.

Kujtojmë që për shkatërrimin e luftanijes ruse Moskva ishin dhënë dy variante – pala ukrainase pretendonte se ishte goditur me raketa ukrainase Neptun që rezultuan me fundosjen e saj, kurse pala ruse pretendonte se ndodhi një zjarr brenda depos së saj të municionit ku më pas zjarri u zgjerua në tërë anijen.

Megjithatë inteligjenca amerikane më vonë konfirmoi se anija është fundosur, dhe se është goditur nga raketat ukrainase Neptun, që po konsiderohet si një prej sulmeve më të mëdha që e ka kryer ushtria ukrainase. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit