Çdo ditë me ty, një ndjenjë e re!
Si fillon e si mbaron kjo jetë!!!
A e keni vënë re?!
Kur linde, nuk e di se kush të priti në jetë dhe kur të vdesësh nuk do e dish se kush të vendosi në varr.
Kur lind, nuk e di se kush të lau e të veshi.
Edhe kur të vdesësh nuk do e dish se kush të lau e kush të veshi me qefin.
Kur lind, nuk e di se kush u gëzua me ardhjen tënde, ashtu edhe kur të vdesësh nuk do e dish se kush do hidhërohet me ikjen tënde.
Në barkun e nënës ishe ngushtë dhe në errësirë, ashtu do jetë edhe varri, i ngushtë dhe i errët.
Kur lind të veshin e të mbulojnë, ashtu edhe kur të vdesësh të veshin me qefin për të të mbuluar.
Eh subhanAllah!
Kur fillon e rritesh, të pyesin njerëzit për arritjet e tua, ashtu edhe në varr do të të pyesin melaiket për çfarë punove sa ishe gjallë e me jetë.
Për dynjanë tonë, e dimë se ç’kemi arritur, por a kemi përgatitur diçka për atë që nuk e dimë?!
Çfarë kemi bërë gati për Ahiretin tonë?!
—————————