– Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, e ka pranuar se në ministrinë që drejton vepron një grup kriminal, i cili pajis shoferët me patentë në këmbim të parave. Mujota, i cili i kishte besuar shtypjen e testeve vëllait të gruas së tij, Armend Ademit, ka mohuar se kundër tij po zhvillohen hetime.
“Po e them publikisht se edhe tash mund të thuhet se ka keqpërdorime për këtë nivel, përgjegjëse do të jenë sigurisht organet e hetuesisë të cilat bëjnë punën e tyre”, ka thënë të enjten Mujota, në një prononcim për KTV-në. Ministri i Infrastrukturës ka pohuar se për më shumë se dhjet vjet në sektorin e patentë shoferëve ka pasur keqpërdorime dhe shpërdorim detyrash.
“Duke mos dashur ta adresojë tash në nivele dhe strukturat e njerëzve që kanë bërë këto lëshime, por ajo që mund të thuhet në këto momente se ka spekulime për hetime për Ministrinë e Infrastrukturës janë përpjekje për të tërhequr vëmendjen në një adresë tjetër që të mos vazhdojnë hetimet në adresën e duhur aty ku ndodhën lëshimet”, ka thënë ai.
Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”kohaislame