5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Të lumtur në rrjete sociale, hoxhë Halimi: Mashtrim që nuk i zgjidh problemet

Më të lexuarat

Të lumtur në rrjete sociale, hoxhë Halimi: Mashtrim që nuk i zgjidh problemet

Ndikimi i rrjeteve sociale te njerëzit ka qenë shpesh temë diskutimi.

Por si e sheh feja këtë aspekt?

Hoxhë Beki Halimi nga Shkupi i ftuar në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora thotë se rrjetet sociale luajnë një rol jashtëzakonisht negativ te njerëzit, duke i “detyruar” në njëfarë forme të shpërfaqen ndryshe nga çfarë janë.

Hoxhë Halimi: Njeriu nuk duhet të bëjë vepra nëse nuk është i sinqertë, të mos braktisen veprat e mira

Ai shton se është një lloj mashtrimi që nuk i zgjidh problemet realisht.

Halimi: Duhet të jemi shumë transparent me njerëzit. Sot rrjetet sociale luajnë një rol jashtëzakonisht negativ, i “detyron” njerëzit…të aktrojmë se jemi të lumtur me mijëra probleme brenda nesh, të aktrojmë se kemi harmoni me mijëra mosmarrëveshje. Është një lloj mashtrimi që nuk i zgjidh problemet realisht. Islami na ofron adhurimet, kujdeset shumë për pjesën e brendshme, shpirtin tonë, zemrën tonë që ajo të jetë e relaksuar, e lumtur, e kënaqur. Pastaj veprimet tona praktike, adhurimet e ushqejnë ato. Ka një ndërhyrje mes qëllimeve të brendshme dhe veprimeve tona.Qëllimet fisnike nxisin veprime fisnike, qëllimet e fuqishme nxisin veprime të fuqishme. Pastaj veprimet e sakta sipas udhëzimeve fetare, veprimet cilësore e ushqejnë qëllimin tonë prandaj ne dukemi ashtu si jemi.

Mundohemi të fshehim lumturinë që kemi që të mos të sfidojmë të tjerët. Prandaj është shprehja: “Sikur ta dinin mbretërit, të pushtetshmit lumturinë që ne jetojmë do të mundoheshin të na e merrnin me dhunë”. Ne nuk vuajmë si do na shohin të tjerët, si do na komnentojnë në rrjetet sociale, kush do të na bëjë like në foto. Nuk e vuajmë atë kompleks pastaj se jetojmë jetën tonë, e jetojmë jetën për vete. Jemi dëshmitarë sa njerëz janë hidhëruar mes tyre pse nuk i komentoi apo bëri like në foto.

Sot në botë është një personalitet që ka miliarda ndjekës, nuk ka as profil në facebook, as Instagram dhe as Tik-Tok dhe ai mbetet përsëri i famshëm, është Muhamedi. Nuk ka nevojë njeriu për të imponuar vetëveten, bëhu i dobishëm, bëhu i sinqertë. Thëniet e shumë shkencëtarëve dhe njerëzve të urtë të botës ne i citojmë dhe udhëzohemi prej tyre pa i parë asnjëherë as në foto. Kur të lëmë pas vetes një trashëgimi të dijes së dobishme do të jemi në mendjen dhe gojën e shumë njerëzve.

/oranews/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit