-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kur shqiptari binte në dorë të rusëve

Më të lexuarat

Lufta në Ukrainë ka sjellë dhe njëherë në vëmendje praninë shqiptare në këtë vend.

Gjithnjë është folur për një komunitet shqiptar në Ukrainë, të përqendruar në Odesa, në jug.

Është studiuesi Auron Tare që sjell së fundi disa foto të rralla, si dhe disa shpjegime mbi atë se si u gjendën shqiptarët aty, apo se si luftuan atyre viseve shekuj më parë, në disa raste dhe si kundërshtarë me njëri-tjetrin.

Foto nga (M. Haxhiislami)

“Këta janë shqiptarët e Odesës, një foto historike e komunitetit shqiptar te Ukrainës.  

Fatkeqësisht nuk ka shumë informacion mbi origjinën e këtij komunitetit të vendosur në Odesa dhe në disa fshatra të Ukrainës.

Prezenca e shqiptarëve në Ukrainë vërtetohet nga dy luftrat ruso -turke në fundin e 1700 dhe mesin e 1800. Në të parën, një numër i lartë shqiptarësh ishin pjesë e ushtrisë

Pikturë në muzeumin Benaki të Athinës (autor i panjohur)

perandorake osmane të udhëhequra nga Myftar Pasha, i biri i Ali Pashë Tepelenës.

Dëshmite e tij për pjesëmarrjen në këtë luftë regjistrohen nga dy udhëtare amerikanë që janë takuar me të në Janinë. 

Duket se një pjesë e shqiptarëve kanë vendosur të shpërngulen në Ukrainë dhe të ndërtojne një jetë të re.  Me shumë gjasa, më vonë kanë shkuar edhe tregtarë të ndryshëm, të cilët bënin tregti midis territoreve osmane dhe atyre ruse. Fotoja e rrallë është një dëshmi e këtij komuniteti që ende nuk e kishte humbur identitetin e vet.

Lufta e Krimese që filloi në tetor të vitit 1853,  ishte lufta më e madhe europiane pas epokës napoloniane dhe rreshtoi në fushën e betejës gati të gjitha fuqite e kohës: perandorine ruse, otomane, britanike, franceze  dhe te gjithe aleatët e tyre.

Interesant është fakti se si në luftën e parë ruso – turke, edhe aty shqiptarët ishin të ndarë në fushën e betejës. Një repart kryesisht i shqiptarëve ortodoksë që vinin nga provincat me shumicë shqiptare si Mani, Suli apo Trakia, në rradhët e ushtrisë ruse  dhe rreth 4500 shqiptare muslimanë dhe katolikë në rradhët e trupave osmane.

Trupat egjiptiane në betejën e Krimesë

Lufta e Krimesë, për nga përmasat dhe furia e betejave ka frymëzuar mjaft piktorë dhe

shkrimtarë të kohës, francezë, rusë dhe britanikë, të cilët shoqëronin trupat ushtarake.

Ishte gjithashtu dhe Leon Tolstoi, i cili përshkruan mjeshtërisht skena nga këto beteja të ashpra.

Interesant është fakti që në rradhët e otomanëve ishin një sërë repartesh të ushtrisë egjiptiane të Ismail Pashës, Khedivit shqiptar të Egjiptit, ku ndër të tjera edhe një repart shqiptarësh jugorë”, shkruan Tare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit