-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

La’eeb, kjo është maskota e Katarit

Më të lexuarat

Çfarë do të thotë në arabisht kjo fjalë

FIFA dhe Katari kanë prezantuar La’eeba-n si maskotën zyrtare për Kupën e Botës të këtij viti.

La’eeb është një fjalë arabe që do të thotë lojtar super i aftë.

“Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të zbulojmë La’eeb-in si maskotën zyrtare për Kupën e parë të Botës në Lindjen e Mesme dhe botën arabe. Jemi të sigurt që fansat do ta pëlqejnë këtë personazh argëtues dhe lozonjar. La’eeb do të luajë një rol emocionues pasi ne përfshijmë tifozë të rinj dhe të vjetër në Katar,” tha Khalid Ali Al Mawlawi, një nga drejtuesit e Kupës së Botës.

La’eeb inkurajon të gjithë të besojnë në veten e tyre dhe kjo do t’u sjellë të gjithëve gëzimin e futbollit,” shtoi ai.

Praktika e paraqitjes së maskotave në Kampionatin Botëror filloi në vitin 1966 në Angli, kur u prezantua luani Willie. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit