10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

A e dini se agjërimi i Ramazanit është shkak për faljen e gjynaheve të vogla?!

Më të lexuarat

Transmeton Imam Muslimi nga Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur me të- se Profeti -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thënë-: “Pesë namazet ditore, xhumaja deri në xhuma, dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër, janë shlyerje për atë që ka ndërmjet tyre (për gjynahet e vogla) nëse i shmanget gjynaheve të mëdha”.

Njeriu është krijuar i dobët, bën gabime dhe mëkate, atë shpeshherë e mbizotëron shejtani dhe vetja e tij, dhe Allahu i Madhëruar me Mëshirën e Tij ka bërë për të gjëra që i shlyejnë mëkatet nëse i shmanget gjynaheve të mëdha, ndër këto gjëra është edhe kryerja e këtyre adhurimeve të përmendura në këtë hadith, në përputhje me kushtet dhe kriteret e tyre.

Në këtë kontekst, Profeti -Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- na tregon se falja e pesë namazeve farze çdo ditë, falja e namazit të xhumasë deri në xhumanë që vjen, dhe agjërimi i Ramazanit deri në Ramazanin që pason, kryerja e këtyre adhurimeve sipas kushteve, shtyllave dhe kritereve të vendosura, shlyejnë dhe falin gjynahet dhe mëkatet e vogla.

Hadithi gjithashtu tregon:
1- Gjerësinë e mëshirës së Allahut Fuqiplotit dhe mirësinë e Tij për faljen e gjynaheve të vogla nëpërmjet këtyre adhurimeve, dhe shpërblimin e madh për pak punë.
2- Rëndësinë dhe vlerën e namazit dhe të agjërimit në shlyerjen e mëkateve të vogla.

https://t.me/HarizAllkoci

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit