8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Këshille Profetike – Çelësi i ndryshimit për mirë!

Më të lexuarat

Falu, agjëro, puno mirë, largohu nga të ndaluarat, duke llogaritur se ato janë çastet e fundit të jetës!

Perkujtoje vdekjen, dhe botën tjetër dhe se do të dalësh para Allahut të Lartësuar, dhe  se çdonjërit do t’i paraqiten punët, fjalët dhe qëllimet e tij tek Allahu i Madhëruar!

Do të zbulohen çfarë ka qenë e fshehur në brendesinë e njeriut!

Patjetër duhet ta kujtojmë këtë të vërtetë,  sepse përkujtimi vendos kufinjë të prera, ndaj shumë sëmundjeve, si mendjelehtësia, vetëpelqimi, padrejtësia, hakmarrja,  keqbërja,  thashethemet, akuzimi i njerëzve me të padrejtë, dhe shpifjet nga më të ndryshmet, që mendjet i shtangin, prej atyre dëshmive që i dëgjojmë dhe i shikojmë midis myslimanëve!

Dhe është për të ardhur keq, në shumë raste, këtyre veprime të ulta, ia mveshin rroben e fesë, ose të llogjikës dhe urtësiselë, dhe në realitet ato burojnë nga egoja, për të mposhtur tjetrin në emër të fesë dhe të vërtetës!

Përkujtimi i vendos kufi të prerë, për tu  ndaluar prej cenimit të nderit të myslimanëve si pergojimi dhe si shembulli i tij, dhe prej ngrënies së pasurisë të njerëzve padrejtësisht!

Përkujtimi i saj të shtyn të madhërosh  urdhëresat dhe ndalesat e Allahut të Lartësuar, ky përkujtimi e mban larg të dyshmitave, larg çdo rreziku që i rrezikon Fenë dhe besimin e tij!

E ruan atë prej lënies së suneteve dhe detyrave me arsyetimin se ka disa mendime!

E ruan atë që marri ngjyrime në Fe, dhe të luaj me Fenë e Allahut, duke pasuar vetëm lehtësimet midis fjalëve të dijetarëve, fjalen më të panjohur, më të dobtën!

E ruan prej pasimit të nefsit sipas dëshirës në çështjet e Fesë!

Sepse ruajtja prej tyre është gjëja më e r rëndësishme që ai posedon!

Perkujtimi i këtij realiteti  vdekjen, të nxit të ecësh përpara me dëshirë të palëkendur, që të ngrihesh lartë, në shkallët e mirësisë dhe të vlerave, dhe në afrimitetin e Allahut e Lartësuar, duke u drejtuar drejt Tij, larg lakmisë së dynjasë, duke e llogaritur veten!

Te nxit, qe te depozitosh per veten pune te mira, te mirat e tyre i gjen ne boten tjetër!

Gjithashtu te ruhesh prej perzierjes se njerezve te cilet e cenojne besimin dhe zemrat!

Përkujtimi i kësaj të vërtete të shtyn të jesh tolerant,  falës, zemërgjerë, mendjehapur dhe me urtësi në çdo konflikt dhe kundërshtime, sidomos tani para Ramazanit!

Përkujtimi i kësaj të vërtete, e shtyn njeriun ta shkruajë vasijen, testamentin e fundit të tij!

Thabit Al- Benanij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Çdo njeri i cili e përkujton vdekjen, shikohen frytet ne punët e tij!

Patjetër duhet ta përkujtojmë veten dhe fëmijët tanë me vdekjen, ajo është përkujtimi më i madh për zemrat!

Fehd Amarij!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit