1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Zgjoji aftësitë dhe ndërto të ardhmen tënde” – pikat kyqe të librit nga Dr. Ibrahim el-Fekij

Më të lexuarat

– Perceptimi: A i perceptove aftësitë e tua, apo jo? A do të pengohesh dhe rrëzohesh në rrugë për shkak të fjalëve të njerëzve dhe të opinioneve të të tjerëve, apo do t’i njohësh e t’i perceptosh aftësitë e tua të pakufishme, dhe ta dish se ti je krijesa më e mirë te Zoti i madhërishëm?

– Pranimi: A e ke pranuar plotësisht veten tënde apo jo?

– Vendimi: A ke vendosur t’i përdorësh aftësitë e tua apo jo?

– Zgjedhja: A ke zgjedhur metodën e përshtatshme apo jo?

– Mbajtja e përgjegjësisë: A e mbajte përgjegjësinë, e të mos fajësosh askënd, të mos kritikosh, të mos krahasosh, të mos kesh zili, pasi të gjitha këto ta humbasin kohën kot… apo mos ndoshta ti akoma vazhdon t’i bësh këto?

– Pastrimi i së kaluarës: A e ke pastruar veten tënde nga e kaluara? Ta pastrosh të kaluarën dhe të mësosh prej saj! Nëse ti ke marrë mësim nga e kaluara, atëherë kur të mendosh për të, ti nuk do të mërzitesh, e përderisa tani ti nuk mërzitesh më kur e kujton të kaluarën, atëherë pra ajo përvojë është kthyer në një aftësi të fituar nga ti… E përderisa ti fitove një aftësi prej saj, atëherë ndjesitë negative zhduken.

– Sistemimi i së tanishmes: A e ke sistemuar të tanishmen tënde? Cilat janë përparësitë e tua? Cila është gjëja që ti e dëshiron më së shumti? Shkruaji të gjitha këto!

– Përgatitu për të ardhmen tënde: A je plotësisht i gatshëm për të ardhmen? Ai zotëron njohuritë e plota që të duhen ty në udhën tënde? A je i shkathët? A ke filluar të lexosh 20 minuta çdo ditë? A ke filluar të dëgjosh të paktën një ligjëratë në ditë, apo ta shikosh video atë? A ke filluar të mendosh në mënyrë pozitive? Nëse ke përpara një sfidë, a ke menduar si ta zgjidhësh këtë problem? Dhe mos hyr në sfidë dhe të bëhesh pjesë e problemit, por nëse bëhesh pjesë e problemit, atëherë mëso prej tij… dhe mëso prej çdo gjëje që të ndodh ty në jetën tënde!

Nijeti-qëllimi: A kë bërë nijet të pastër për hatër të Zotit të madhërishëm? A ke bërë nijet t’i përdorësh aftësitë e tua të pakufishme? A e ke bërë nijet t’i shfrytëzosh të gjitha mundësitë që ke në dispozicion, e nëse rrëzohesh, të ngrihesh sërish? Nëse rrëzohesh pesë herë, të ngrihesh në të gjashtën, e nëse rrëzohesh shtatë herë, të ngrihesh në të tetën… e kështu… derisa ta arrish synimin tënd!

Kinezët thonë diçka interesante. Ata thonë që nëse rrëzohesh, rrëzohu në shpinë, sepse kur bie me shpinën përtokë, ti mund të shikosh lart, e kur shikon lart, ngrihesh lart. Me qëllim lartësitë, të lëvizësh në rrugën e së ardhmes tënde dhe të arritjes së synimeve të tua.

Përderisa ti ke bërë nijet, duhet të kesh një bindje të plotë ndaj detyrave që të thërrasin për realizimin e këtyre synimeve, dhe bindja më e duhur është ajo ndaj Zotit. Kjo, që të ndërtosh të ardhmen tënde, të arrish në zgjim, dhe kur ta zgjosh veten dhe t’i njohësh aftësitë e tua të pakufishme, ta pranosh veten plotësisht, e t’i kalosh të gjitha këto faza… atëherë pra duhet të ekzistojë bindja e plotë ndaj Zotit, e të thuash: Unë, o Zoti im, kam vendosur të të bindem plotësisht!… Kjo, në mënyrë që të mos e ngatërrosh rrugën, e të shkosh në rrugën e duhanpirjes, të drogave, etj.

Nëse kemi bindje të plotë, duhet patjetër të jemi të sinqertë… të sinqertë ndaj Zotit. S’ka gjë më të mirë sesa sinqeriteti i plotë ndaj Zotit. Dhe, përderisa ti i bindesh Zotit të madhërishëm, e do Atë dhe i beson Atij, atëherë duhet të jesh i sinqertë me Të!

Përderisa ti e mësove sinqeritetin, atëherë pra ti je një njeri i sinqertë i Zotit, i sinqertë me veten tënde, i sinqertë me të tjerët, i sinqertë me punën tënde, dhe kur ti je i sinqertë me diçka, edhe ajo gjë është e sinqertë me ty, dhe të do ty. Dhe ki parasysh diçka shumë të rëndësishme:

Atë gjë që ti e do, edhe ajo gjë të do edhe ty. Ai me të cilin ti je i sinqertë, edhe ai është i sinqertë me ty, dhe ai të cilit ti i dedikohesh, edhe ai të dedikohet ty. Kur ti mendon për diçka, dhe ajo hyn në koshiencën tënde, ajo bëhet pjesë e qenësisë tënde, dhe kur atë mendim e vë në kornizën e të vepruarit, ai do të bëhet pjesë e së ardhmes tënde.

Dr. Ibrahim el-Fekij
“Zgjoji aftësitë dhe ndërto të ardhmen tënde”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit