-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gazeta gjermane “Bild”: Arma e shpresës Bayraktar

Më të lexuarat

Në lajmin ku është përdorur titulli “Mbrojtja e Ukrainës, i beson teknologjisë turke. Arma e shpresës Bayraktar”, thuhet se dronët TB2 kanë eliminuar pajisjet ushtarake ruse në tri kontinente

Gazeta gjermane “Bild” ka lavdëruar mjetet ajrore pa pilot “Bayraktar TB2” (SİHA – dron i armatosur) të cilët janë përdorur në luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin ku është përdorur titulli “Mbrojtja e Ukrainës, i beson teknologjisë turke. Arma e shpresës Bayraktar”, thuhet se dronët TB2 kanë eliminuar pajisjet ushtarake ruse në tri kontinente.

“Bayraktar” ka arritur të shkatërrojë në Siri, Armeni dhe Libi sistemin anti-ajror Pantsir S-1 të prodhuar nga Rusia, thuhet në lajmin në të cilin vihet në dukje se në Ukrainë janë eliminuar shumë pajisje ushtarake ruse.

Efekti i TB2 në rrjedhën e luftës nuk është ende i qartë, theksohet më tej në artikull ku thuhet se “Por, ‘Bayraktar’, u jep shpresë ukrainasve. Ukrainasit madje këndojnë për ‘Bayraktar’ duke u tallur me pushtuesit rusë”.

Më tej në lajm jepen edhe detaje teknike ku vihet në dukje se “Bayraktar” i cili përdoret që nga viti 2015 mund të qëndrojë në fluturim në zonën e operacionit deri në 24 orë, mund të hapë zjarr nga ajri me municion të udhëzuar preciz (mes 2,5 kg dhe 37,5 kg) dhe se mund të shpëtojë nga sistemet kundërajrore falë lartësisë së fluturimit prej më shumë se 7 kilometra.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit