Problemet kufitare me Serbinë, mosdefinimi i vijës kufitare ndërshtetërore do të jetë pengesa kryesore për përcaktimin e vendit të arrestimit të dy policëve të Kosovës.
Për këtë, KFOR-i ka marrë përsipër që të përcaktojë vijën kufitare, duke mos sqaruar se a është ky proces i demarkacionit. Këtë ia ka konfirmuar KTV-së zëdhënësi i KFOR-it Dan Harvey.
“Roli i KFOR-it është të përcaktojë lokacionin e vijës së kufirit. Policia e Kosovës dhe Policia e Serbisë, së bashku apo të pavarura, do të hetojnë ku, pse, kur dhe si ndodhi kjo. Ne do të asistojmë për të definuar se ku është vija kufitare, pra lokacionin. Vendin e incidentit do ta definojë hetimi i EULEX-it dhe PK-së”, ka deklaruar Harvey.
Kosova ka demarkacionin me Shqipërinë dhe Maqedoninë, e një proces të tillë e ka nisur edhe me Malin e Zi./expres/kohaislame