Në mbështetje të Putinit, dy pëllëmbë larg Shqipërisë
Në Mal të Zi vijon të shfaqet fort fryma proruse këro ditë sulmi mbi Ukrainë.
Kështu, qindra sosh të mbledhur mbanin flamuj të Serbisë, Rusisë cariste, si dhe një pankartë: “Lutuni Zotit, rrini pas Rusisë”.
Në tubim ishin të pranishëm anëtarë të grupit famëkeq “Ujqërit e natës” nga Podgorica.
Balkan Insight publikoi edhe foto nga ky tubim ku morën pjesë qindra anëtarë të organizatës pro-serbe.
“Ata u mblodhën në një tubim pro-rus në kryeqytetin malazez, duke i brohoritur Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin”, shkroi Balkan Insight në Twitter. /tesheshi.com/