9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bregu Perëndimor, forcat izraelite vrasin dy palestinezë

Më të lexuarat

Në këtë incident, i cili ndodhi gjatë bastisjes izraelite në një kamp refugjatësh, u plagosën tre presona të tjerë në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar

Forcat izraelite të sigurisë hapën zjarr dhe vranë të paktën dy palestinezë dhe plagosën tre të tjerë në Jenin, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale raportojnë se forcat izraelite bastisën një kamp refugjatësh në Jenin dhe u përleshën me të rinjtë palestinezë në kompleks.

Forcat izraelite bastisën shtëpinë dhe arrestuan palestinezin Imad Abu al-Hij.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se policia izraelite përdori gjithashtu armë zjarri dhe se dy palestinezë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën. Nga të shtënat u vranë 22-vjeçari Abdullah al-Hasri dhe 18-vjeçari Shadi Naim.

/aa/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit