8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Hoxha i ri nga Tetova vjen me një opinion të bukur LEXOJE

Më të lexuarat

  • Në Tetovën tonë shumë të dashur ku ndodhen shumë hoxhallarë, profesorë, intelektualë, sot janë në përhapje të vazhdueshme e të shpejtë zakonet e këqija dhe amorale! Sa e hidhur është për të gjithë ne humbja e atyre karakteristikave të larta të etërve tanë që qenë bërë të famshëm për nderin , moralin dhe drejtësinë e tyre, e jo me zhveshje, paturpësi dhe shthurje!

Sot ndodhemi ballëpërballë me një pamje të çuditshme!
Nëna me vajzën ose gjyshja me mbesën ecin në rrugë, nëna është veshur si muslimane, duke respektuar parimet fetare dhe morale dhe urdhërat e Krijuesit dhe ndjenjat e njerëzve, kurse vajza që ecën pranë saj, e kundërta e saj, e zhveshur, pa turp, duke shkelur çdo parim fetar dhe moral, sikur të mos kishte lidhje fare me të, sikur të kishte ardhur nga një brez tjetër, nga një vend tjetër dhe e rritur në një familje tjetër!
A nuk duhet që edhe kjo ta ketë një fe, dhe një pikëpamje morale si e ëma e gjyshja.
A duhet lejuar “mollat e kuqe dhe të kalbura në brendësi” që ta shkatërrojnë prespektivën dhe lumturinë e saj të përjetshme?!
Kujdes të mos lejojmë që ajkën e besimit, dhe kulturës kombëtare , t’ua nënshtrojmë njerëzve të fëlliqur epshorë e të kalbur në brendësinë e tyre!
Në vend të mendësise shkencore të Perëndimit, janë imituar vetëm veshjet e jashtme dhe tualetet e tij, ato që parapëlqejnë njerëzit si mollëkuqja, janë në të vërtetë , gjëra që njerëzit serioz të tyre ( të perëndimit) kërkojnë t’i braktisin!
Për fund , prindër të nderuar nëse fëmijët tuaj nuk i edukoni në rrugë të Zotit, gjegjësisht në frymën Islame, atëherë ta dini se ; mollëkuqja ka për t’jua “edukuar” deri në atë nivel që të bindeni se edukimi i tyre bën që ata fêmijë të jenë armiq të vetes tuaj po edhe armiq të shoqërisë!

Amar Dauti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit