Shkup, 10 gusht- Gazetari Mefail Ismaili në profilin e tij në Facebook reagoi ndaj fjetjes së medieve maqedonase në raport me incidentin e mbrëmshëm që ndodhi në stadium ku u rrahën disa shqiptar.
“ Alo, plusinfo.mk. kurir.mk, republika.mk, a1on.mk dhe disa tjera media dhe portale, përveç prangosjes së prostitutave dhe vizitës së Gruevskit në plazhe, dje u sulmuan fizikisht disa qytetar të pafajshëm, midis të cilëve edhe gra, nga ana e disa huliganëve, banditëve, monstrumëve dhe nuk e di si t`i quaj. Por, si duket kjo gjë për ju nuk është lajm. Dhe çfarë lajmi më interesant për ju është? Cka do të ju interesonte më shumë për lexuesit tuaj, nëse jo ajo se nuk janë të sigurt dhe se në shtet ka monstrum të këtillë, të cilët njashtu mbrohen prej monstrumëve më të mëdhenj të cilët janë me funksione shtetërore. Edhe pse kësaj ngjarje nuk do të dëshiroja që t`i jap konotacion etnik, por në rast se do të rriheshin maqedonas në Cair ose Carshi, sigurisht këto lajme dhjetë ditë do të ishin top temë.
D.m.th kështu ju e doni Maqedoninë multietnike dhe evropiane, hallall ju qoftë. Bash profesionist paskeni qenë.”, shkroi Ismaili.
© ZHURNAL.mk