2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Më 12 shkurt 1502, spanjollët filluan një fushatë të krishterizimit të detyruar të muslimanëve

Më të lexuarat

Më 12 shkurt 1502, spanjollët filluan një fushatë të krishterizimit të detyruar të muslimanëve në Granada pas shpërbërjes së qytetit të fundit musliman në tokën spanjolle.

Për qindra vjet, muslimanët në Endelus nuk kanë shkatërruar asnjë kishë të vetme apo nuk kanë detyruar të krishterët të konvertohen në Islam dhe orientalistja gjermane Sigrid Hunke, autore e librit “Drita e Allahut shkëlqen në Perëndim”, duke folur për ndikimin e civilizimit arab në Evropë ka thënë: ” Toleranca fetare siç ka qenë në Endelus nuk është parë asnjëherë në histori dhe kambanat e kishave binin lirisht kur nuk kishte asnjë manifestim tjetër të krishterimit në Endelus.

Dallimi mes nesh dhe atyre është se ne i shkuam tek ata me ajetin ” nuk ka detyrim në besim” dhe ata erdhën tek ne për të na detyruar jo vetëm në besimin e tyre, por për të na detyruar edhe në ushqimet si Picat dhe Mcdonalds,si dhe në demokracinë e ngurtë, e cila na kushtoi shtrenjtë.

Fushata e pagëzimit e nisur nga të krishterët në Endelus nuk ishte një debat intelektual apo dialog kulturor, por inkuizicion, ishte institucioni më i tmerrshëm i torturës në historinë njerëzore, sipas dëshmisë së vetë evropianëve. Instrumentet e torturës janë ende të ekspozuara në muze, ndërsa filmat horror që mund t’i shikojmë sot në televizion konsiderohen thjesht një frikësim i thjeshtë kundrejt me torturat ndaj të cilave muslimanët u ekspozuan në Endelus gjatë Inkuizicionit.

Para inkuizicionit, tetëqind vjet më parë, kalifi umajad Uelid ibn Abdulmeliku shkatërroi një pjesë të kishës së Gjon Pagëzorit për të ndërtuar Xhaminë Umajad në Damask, dhe kur Omer ibn Abdul-Azizi erdhi si kalif, të krishterët sirianë u ankuan për këtë. Çfarë ndodhi me kishën e tyre. Pikërisht atëherë Halifja Omer ibn Abdul-Azizi lëshoi ​​një urdhër: “Një pjesë e xhamisë duhet të rrënohet dhe toka t’u kthehet të krishterëve”.

Dijetarët Islam të Shamit dërguan një delegacion te Halifja Omer ibn Abdul-Azizi për ta bindur atë që të hiqte dorë nga mendimi i tij dhe t’i kompensonte materialisht të krishterët për tokën e tyre, kështu që ai refuzoi duke thënë: “Toka është e krishterëve dhe nëse mund t’i pajtoni, atëherë veproni kështu ose kthejeni atë që u takon.”

Në fund, dijetarët muslimanë arritën të bëjnë një marrëveshje me të krishterët duke u ofruar atyre shumë më tepër tokë në këmbim të pjesës që u takonte dhe mbi të cilën u ndërtua Xhamia. Pas kësaj, halifja Omer ibn Abdul-Azizi tha: “Tani Xhamia mund të mbetet aty ku është”.

Shkruan Ethem Sharkavi/ Përktheu Hoxhë Abdusamed Bushatliç

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit