6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Osman Musliu: Ndërtimi i Kishës në Llapushnik ishte pa leje, ja dokumenti

Më të lexuarat

Një dokument i publikuar nga imami i Drenasit, Osman Musliu, tregon se tek këtë javë Ipeshkvia e Kosovës, ka bërë kërkesë për ndërtimin e Kishës në Llapushnik. Sipas kësaj shkrese, ai verëson se ndërtimet në tokën që komuna e ka rezervuar për komunitetin katolik të këtij fshtai ishin pa leje, transmeton Gazeta Fjala.

“Ja edhe një argument për të gjithe ata që mendonin se unë kam akuzuar pa argumnte Krytarin dhe Komunën se Ipeshkvija nuk ka leje ndërtimi dhe as vendim të Asambles Komunale për pronën kinse të dhuruar për varreza apo Kishë”, thotë Musliu.

kerkesa per kish copy

Sipas imamit Musliut, kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku deklaronte se prona ishte dhuruar në vitin 2009 apo 2010, ndërsa në bazë të kësaj kërkese shihet se prona është dhuruar në vitin 2007.

“Kujt dreqin me i besu tash argumnteve apo dallavereve të Komunës së bashku me ata të Ipeshkvisë së Kosovës”, shkruan Musliu, raportin Gazeta Fjala.

Ai thotë se kjo nuk do të jetë kishë “por një fesat mes të vllezërve. Ata qe po e nxisin këtë të keqe le ta din se kjo i shkon për ‘NDERE” atyre që po bëjnë dallavere”. /Gazeta Fjala/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit