0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lëvizja BESA: Ngushëllime dhe thirrje për solidarizim

Më të lexuarat

Tetovë, 4 gusht-Pas reshjeve të mbrëmshme në zonën e Tetovës, që – për fat të keq – morën me vete edhe viktima në njerëz, Lëvizja BESA u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, e veçmas aktivistëve të BESËS, që në këto momente të dhimbshme të solidarizohen me banorët e këtij rajoni. 

 
Ashtu siç shumë herë gjatë historisë sonë më të re, edhe sot tetovarët dhe malësia e Tetovës ka nevojë për ndihmën tonë, andaj u bëjmë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë me gjithçka që kanë mundësi.
 
Sot tetovarët kanë nevojë për ushqim, për ujë të pijshëm, për meremetimin e shtëpive, për veshmbathje, por edhe për solidarizimin tonë vëllazëror e kombëtar. Prandaj, sot është dita kur ne duhet ta dëshmojmë këtë.
 
Gjithashtu i bëjmë thirrje popullatës së prekur nga këto vërshime, që të kenë kujdes me ujin e pijshëm, të mos konsumojnë ujë nga çezmat, që kështu të parandalohet edhe ndonjë infektim masiv.
 
Me këtë rast u shprehim ngushëllime familjeve që i kanë humbur ta dashurit e tyre nga kjo katastrofë dhe lutemi që shpirti i tyre të ketë gjetur paqen e amshueshme Andej.
 
Në fund nuk mund të mos kërkojmë të ngrihet edhe një komision i pavarur që do ta vlerësojë përgjegjësinë e institucioneve dhe dështimin e tyre në parandalimin e dëmeve të kësaj katastrofe.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit