3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqia ndihmon 100 familje dhe fëmijët jetimë në Afganistan

Më të lexuarat

Turqia, e cila nuk mbeti e heshtur ndaj dramës njerëzore në Afganistan, vazhdon të mbështesë viktimat.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Kerem Kinik dhe delegacioni i tij morën pjesë në një program ndihme në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Për 100 familje u shpërndanë ushqime, ndërsa fëmijët jetimë u ndihmuan me veshje dimërore.

“Treni i mirësisë”, i cili u nis nga Turqia dhe transporton ushqime dhe furnizime humanitare, pritet gjithashtu të arrijë në Afganistan.

Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe Turke për kanalin televiziv TRT HABER tha: “Javën tjetër vjen treni ynë i mirësisë. Ai transporton rreth 800 ton ushqime, ndihma humanitare, mjete mjekësore. Ne do t’i shpërndajmë këto ndihma me tren, të cilin e kemi sjellë në koordinim me 11 organizata joqeveritare në Turqi dhe Agjencinë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) në 34 provinca në Afganistan përmes Gjysmëhënës së Kuqe afgane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit