5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mbulesa Islame është obligim hyjnor

Më të lexuarat

Lidhja e Hoxhallarëve e Shqipërisë me shumë shqetësim përcolli lajmin e fundit, ku një motër  muslimane iu refuzua punësimi në një degë të rrjetit Big Market në qytetin e Shkodrës për shkak të mbulesës së saj. Mbulesa e femrës në Islam është një obligim hyjnor, që ka të bëjë me zgjedhjen e saj si një e drejtë e garantuar me kushtetutë në këtë vend. Një obligim fetar siç është mbulesa islame, fetarish është diçka që nuk mund të merret në diskutim si dhe as  mund të nëpërkëmbet. Rrjeti i Big Market dhe pronarët e tij, me këtë veprim të pahijshëm dhe islamofob kanë lënduar thellësisht jo vetëm të renë shkodrane, por edhe të gjithë vajzat shqiptare muslimane me shami, dhe ne si hoxhallarë, ndjehemi të ofenduar nga ky qëndrim qartësisht islamofob. Ne i bëjmë thirrje pronarëve të rrjetit Big Market, të tërhiqen nga këto veprime islamofobe dhe të kërkojnë ndjesë publike. Padyshim që Islami është fe e tolerancës, por tolerancë nuk do të thotë që ne të pranojmë akte të tilla islamofobe. Ne nuk mund të pranojmë që të sulmohen gjëra që në Fenë Islame janë të shenjta, ku hyn edhe obligimi hyjnor i mbulesës islame. Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë në vazhdimësi të përpjekjeve të veta në mbrojtje të interesit të Islamit dhe muslimanëve në Shqipëri, mbështet vajzën shkodrane në rrugën e devotshmërisë fetare që ka zgjedhur dhe solidarizohet me qëndrimin dinjitoz të saj.

/lhsh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit