-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kurti e njofton Selën se masat anti-Covid do të lehtësohen, edhe për hyrjen në Kosovë të qytetarëve nga Maqedonia

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës do të lehtësojë masat për hyrje në Kosovë, nga qytetarët jashtë Kosovës.

 

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se në këtë takim u bisedua edhe për rivendosjen e komunikimit.

“Këto takime janë në funksion të një rivendosje të komunikimit mese të nevojshëm. Rajoni ka zhvillime dhe për këtë na duhet bashkëbisedim në mes njerëzve që duhet të kenë një urë që i bashkon që të marrin vendime të rëndësishme. Diskutuam edhe për pandeminë dhe masat të cilat janë vënë nga Qeveria e Kosovës, për të cilat morëm lajmin se do të lehtësohen”, tha Sela.

Qeveria e Kosovës në masat e reja që kishte vendosur javë më parë kishte vendosur se qytetarët të cilët nuk janë banorë të Kosovës, nuk mund të hynë në Kosovë pa dëshminë e vaksinës së dytë dhe testit PCR, ose të kenë marrë tri doza të vaksinës kundër Covid-19.

Kjo masë ishte kundërshtuar nga qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe ata në Luginë të Preshevës.

Se masat e vendosura do të rishqyrtohen e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi.

Sela përkrah mospjesëmarrjen e Kosovës në “Open Ballkan”, para se të njihet si shtet nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën, kanë mbajtur takim së bashku, ku temë diskutimi ishte “Open Ballkan”, kriza e pandemisë dhe masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se iniciativa e Ballkanit të Hapur nuk ka asnjë kuptim pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Këto takime ne si Aleancë për Shqiptarët i bëjmë në funksion të një zhvillimi politik. Rajoni ka zhvillime dhe për këtë na duhet edhe bashkëbisedim mes njerëzve të cilët duhet të kenë një udhë që i bashkon. E hapëm edhe diskutimin e krizës me pandeminë, masat të cilat mendojmë se do të lehtësohen. Për këtë na duhet edhe bashkëbisedim mes njerëzve. Diskutuam edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur të cilin qëndrimi i aleancës është më se i qartë në drejtim të kësaj. As një iniciativë në Ballkan nuk ka asnjë kuptim  përderisa nuk kompletohet mozaiku i fundit i stabilitetit të Ballkanit i cili është njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Vetëm në këtë moment mund të hapen nisma të tilla regjionale. Ndryshe vlerësoj se kjo do të kishte efekt shumë të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës  dhe në përgjithësi me shqiptarët”, ka thënë Sela.

Po ashtu ai shtoi se në takim u diskutua që Qeveria e Kosovës do të lehtësojë masat për hyrje në Kosovë, nga qytetarët jashtë Kosovës.

“Këto takime janë në funksion të një rivendosje të komunikimit mese të nevojshëm. Rajoni ka zhvillime dhe për këtë na duhet bashkëbisedim në mes njerëzve që duhet të kenë një urë që i bashkon që të marrin vendime të rëndësishme. Diskutuam edhe për pandeminë dhe masat të cilat janë vënë nga Qeveria e Kosovës, për të cilat morëm lajmin se do të lehtësohen”, tha Sela

Ndërsa për zgjedhjen e kryeministrit të ri në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Sela tha se duhet t’i jepet kohë, teksa tha se fajtor për gjendjen e shqiptarëve atje është Ali Ahmeti.

“Kuptohet edhe tema të tjera të bëjnë edhe meuri integrimet. Ai sapo është zgjedhur si kryeministër. mos keni asnjë dilemë. Qasja e kryeministrave kushdo qoftë ai. Në varësi të qasjes Zotri Ahmeti. Kur qasja e ti është e keqe shqiptarët i kanë punët keq. Me keqardhje them se qasja e Ahmetit ka qenë e keqe dhe për këtë shqiptarët kanë vuajt pasojat shumë”, ka thënë ai.

/zhurnal.mk

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit