0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

BËHU MË I MIRI – Hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

Një mund të mos e kemi obligim përderisa nuk zotohemi se do ta bëjmë. Në momentin që bëjmë një zotim apo premtim, ia ngarkojmë vetes një punë të cilën deri atëherë do ta bënim vullnetarisht.
Pavarësisht peshës obligative të veprave tona, ekziston një gjë që duhet të na përcjellë në gjithë veprimtarinë tonë. Secili prej neve duhet të synojë të përkryerën, të bëjë atë që bën perfekt, të bëhet më i miri.
Kur’ani famëmadh na udhëzon që të gjitha gjërat ti bëjmë më së miri që është e mundur. Përshëndetjen duhet ta kthejmë me përshëndetje më të mirë. Kur flasim, të themi atë që është më e mira. Kur kemi mospajtim me ndonjërin dhe, si rrjedhojë i futemi debatit, edhe debatin duhet ta bëjmë me më të mirën arsye. Madje, edhe të keqen ta kthejmë me më të mirën e mundshme.
Ndërsa i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për të)na motivon kështu:
“Allahu don që, kur ndonjëri prej jush bën një punë, ta bëjë të përsosur.”
Pra, synimi ynë duhet të jetë bërja e më të mirës për të arritur më të vlefshmen.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit