-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pas ShBA-së edhe NATO i kthen përgjigje Rusisë

Më të lexuarat

“NATO është një aleancë mbrojtëse dhe nuk kërkojmë konfrontim. Por ne nuk mund dhe nuk do të bëjmë kompromis me parimet për sigurinë e aleancave tona dhe sigurinë e Evropës dhe Amerikës së Veriut”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi.

Në përgjigjen e saj ndaj dy projekt-marrëveshjeve të dorëzuara nga Rusia SHBA-së dhe NATO-s dhjetorin e kaluar, NATO hodhi poshtë kërkesat ruse për të tërhequr trupat dhe armët e saj nga Evropa Lindore dhe për të ndalur integrimin transatlantik të Ukrainës.

Aleanca ushtarake gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që të zvogëlojë tensionet me Ukrainën dhe të angazhohet në dialog.

“Rusia duhet të përmbahet nga shfaqja e forcës shtrënguese, retorika agresive dhe aktivitetet malinje të drejtuara kundër aleatëve dhe organizatave”, tha Stoltenberg, duke i bërë thirrje Rusisë që të tërheqë forcat e saj nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Në përgjigjen me shkrim, NATO e ftoi Rusinë të rikthejë zyrat në Moskë dhe Bruksel pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike vitin e kaluar dhe të krijojë kanale të reja komunikimi, duke përfshirë një linjë telefonike civile për emergjenca.

Aleanca ushtarake i kërkoi gjithashtu Rusisë që të fillojë “një bisedë serioze për kontrollin e armëve, duke përfshirë armët bërthamore dhe raketat me bazë tokësore me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi”, tha Stoltenberg.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjithashtu njoftoi se SHBA-ja iu përgjigj zyrtarisht propozimeve të Moskës për garancitë e sigurisë.

Ai tha se ka një “potencial për përparim” me Rusinë në fushat e kontrollit të armëve dhe transparencës.

ShBA-ja, me aleatët e saj evropianë, kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për agresion në Ukrainë dhe ka vendosur paraprakisht mbi 100.000 trupa në kufirin e saj me ish-republikën sovjetike, së bashku me dislokime të konsiderueshme të artilerisë dhe tankeve.

Moska ka mohuar përgatitjen për një ofensivë ushtarake, duke thënë se trupat e saj janë atje për stërvitje të rregullta. Në vend të kësaj, ajo ka lëshuar një listë kërkesash sigurie për SHBA-në dhe NATO-n, duke përfshirë mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO, për të qetësuar tensionet ekzistuese.

Edhe NATO ka filluar të rrisë praninë e saj në Evropën Lindore pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit