4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

PD: Gjuha e Haraqisë, gjuhë e urrejtes dhe racizmit

Më të lexuarat

Partia e Drejtësisë, konsideron se gjuha denigruese e përdorur nga gazetari Artan Haraqija, ndaj komunitetit myslimanë, që përbën shumicën absolute në Kosovë, është gjuhë e urrejtjes, racizmit dhe tendencës së prishjes së sigurisë në Kosovë, tendencë me ide komuniste për të poshtëruar këtë komunitet.
 
PD dënon fuqishëm deklarata të këtilla, ku njëherit apelon të Asociacioni i Gazetareve të Kosovës, por edhe organet përgjegjëse, që të distancohen nga deklarata e gazetarit të etur për urrejtje e manipulim ndërfetar e ndër shoqëror.
 
Atë që periudha komuniste e pushteti serbo-sllav nuk arriti të bëjë kundër shqiptarëve, disa persona si Artan Haraqija po mundohen të bëjnë me vetëdije.
 
PD gjithashtu apelon te popullata kosovare që mos të bie pre e provokimeve të këtilla dashakeqëse për popullin tonë.
 
Armiqtë e popullit kosovarë nuk janë vetëm ata të jashtëm, të tillët janë edhe brenda shtetit të Kosovës, andaj bëni kujdes nga provokime të këtilla.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit