Ai ka vrarë 77 njerëz!
Sikur të mos mjaftonte fakti se në Norvegji ai duhet të vuajë një dënim prej vetëm 21 vitesh, tani mësohet se Anders Breivik është pranuar në Universitetin e Oslos për të studiuar shkenca politika.
“Ai e ka një vend dhe plotëson kërkesat,” tha një zëdhënëse e universitetit.
“Ne jemi një institucion që respekton rregullat,” tha rektori Ole Petter Otterson.
Megjithatë duket e pamundur që ai të marrë diplomën.
Kjo për shkak se pesë nga nëntë kurset e studimit kërkojnë praninë e studentit në universitet.Por ekstremisti i djathtë është në burg dhe nuk ka internet.
Kontaktin me universitetin e ka realizuar përmes një ndërmjetësi.
Profesori i politikës, Dag Harald Claes thotë se nuk do bëhet përjeshtim për Breivik.
Ai mund të përfundojë shkollën vetëm nëse lehtësohen kushtet e burgimit ose nëse përfundon dënimin.
Një përfaqësuese e familjeve të viktimave tha se është e dhimbshme të shohësh se si ai mund të studiojë në universitet.
“Por kështu është në Norvegji,” tha ajo.
Breivik vrau 77 persona në korrik të vitit 2011. Përveç kushteve të mira ai asnjëher nuk u shpallë terroristë, por vetëm një i sëmurë psiqikë. Ndërsa ka musliman që për një vrasje janë quajtur terroristë me ndikim të ekstremizmit islamik. A nuk është standard i dyfishtë?/KohaIslame