2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ndërkombëtarët s’pranuan kërkesën e LDK-së që Specialja t’i hetojë vrasjet e pas luftës

Më të lexuarat

Mundësia që Gjykata Speciale të hetojë vrasjet e pasluftës tashmë ka përfunduar për shkak të mos miratimit nga faktori ndërkombëtar.
Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, që ishte bërë atentat ndaj tij, thotë se faktori ndërkombëtarë është kundër që Gjykata Speciale t’i hetoj krimet e pas vitit 2000.

Salihaj ka thënë se kanë diskutuar disa herë në grupin parlamentar të LDK-së që të përfshihen edhe vrasjet e pasluftës në krimet e pretenduara që do t’i gjykojë Specialja.
“Është diskutuar disa herë dhe disa nga deputet kemi kërkuar që të përfshihen disa hetime nga Gjykata Speciale dhe periudha pas vitit 2000. Mirëpo na është thënë në mënyrë recidive që qëndrimi ndërkombëtarë është që kjo periudhë të mbyllet dhe nuk mund të shkohet më tutje, pra kjo ka qenë përgjigja dhe na është thënë nga ai drafti që e kanë bërë ndërkombëtarët nuk mund të ndryshohet asnjë presje”, ka thënë Salihaj.

Salihaj ka thënë se nuk është fare optimist se dikush mund t’i hetoj krimet e pasluftës, pasi ai dyshon në drejtësinë e Kosovës dhe në gjyqësinë e pavarur.
“Tash për tash askush, meqë nuk kemi një shtet të ligjit që do të mund ta bënte këtë, dhe nuk kemi as gjyqësi të vërtet, pra njëherë përnjëherë për fatin tonë të keq nuk mund ta bëj askush. Ne duhet të presim ndoshta ditë më të mira kur do të fillojë të sundoj ligji në Kosovë, por ju them sinqerisht se nuk jam shumë optimist. Unë personalisht kam diskutuar disa herë në grup parlamentar dhe kam kërkuar që të hetohen, për rastin tim është bërë një gjykim edhe janë dënuar disa njerëz, por ka me qindra raste tjera që nuk janë sqaruar, por përgjigja ka qenë që s’mund të ndodhë pas kohës së vitit 2000”, ka thënë Salihaj për Indeksonline.

Ndërsa deputetja e LDK-së, njëra nga deputetet më të zëshme për vrasjet e pasluftës, Melihate Trëmkolli, konsideron se Gjykata Speciale të hetoj krimet e pasluftës është e pamundshme për shkak se faktori ndërkombëtar nuk e dëshiron një gjë të tillë

Melihate Termkolli ka thënë se kanë bërë përpjekje si LDK që Gjykata Speciale t’i hetojë krimet e pasluftës, por nuk kam marr ndonjë garanci.
“Se duhet të hetohen krimet e pasluftës nuk diskutohet, a prej Speciales, a Superspeciales, nuk e di, por duhet të hetohet.

Ato janë vrasje makabre dhe gjithsesi duhet të zbardhen. Ne kemi bërë përpjekje si LDK që edhe përmes Gjykatës Speciale të bëhet një gjë e tillë, nuk e di që ka premtime që a do të ndodhë kjo apo jo, mirëpo periudha kohore që përfshin Gjykata Speciale, përfshin edhe disa raste të vrasjeve me motive politike, kështu që mund të jetë një bazë e mirë edhe për hetimin e rasteve të tjera, si thuhet me zan fillin edhe për raste të tjera. Jo premtime nuk kemi, por ne kemi insistuar shumë, por si do të bëhet definitifisht nuk e di”, ka thënë Tërmkolli për Indeksonline. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit