1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Myftiun Tërnava priti në takim ambasadorin e Katarit, Ali bin Hamad al-Marri

Më të lexuarat

Prishtinë, 29 dhjetor 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim sot ambasadorin e Katarit Ali bin Hamad al-Marri. Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi ambasadorin për këtë vizitë në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike, si dhe e cilësoi atë si tejet të rëndësishme për Kosovën dhe vetë Kryesinë e BIK-ut. Ai më pas e falënderoi mysafirin për punën dhe për kontributin e tij për rritjen e bashkëpunimit dhe për thellimin e miqësisë ndërmjet Katarit dhe Kosovës në të gjithë fushat në dobi të popullit të Kosovës. Myftiu Tërnava e njohu ambasadorin Al-Marri me punën dhe angazhimin e Kryesisë së BIK-ut dhe institucioneve të saj, si institucioni i vetëm i cili rregullon mbarëvajtjen e jetës fetaro-arsimore në Kosovë, e më pas u ndal në bashkëpunimin shumë të ngushtë që kanë me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Katarit. Myftiu po ashtu e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e shtetit të Katarit gjatë të gjitha periudhave, para, gjatë dhe pas luftës dhënë për shtetin e Kosovës.

Nga ana e tij ambasadori i Katarit z. Ali bin Hamad al-Marri u shpreh i lumtur që po viziton Kosovën dhe përshëndeti punën e Myftiut Tërnava dhe BIK-ut që po japin në të mirë të Kosovës, me theks të veçantë në kontributin që po jep që Kosova të jetë një vend stabil ku respektohet të drejtat, liritë, harmonia, bashkëjetesa dhe toleranca fetare ndërmjet komuniteteve.

Myftiu Tërnava dhe ambasadori i Katarit Al-Marri biseduan edhe për koordinimin sa më të mirë për realizimin e projekteve të ndryshme të BIK-ut në Kosovë, si dhe ranë dakord që në të ardhmen të shtohet edhe më tej bashkëpunimi në të mirë të të gjithëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit