-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Intervistë me Adem Ramadanin – ”Besoni Allahun dhe nënshtrojuni urdhërave të Tij”

Më të lexuarat

”Besoni Allahun dhe nënshtrojuni urdhërave të Tij” Intervist me Hafizun e Kuranit Adem Ramadani DARDAN SINANAJ Se pari ,ju urojmë muajin e bekuar të ramazanit,dhe meqë ky muaj,është edhe muaj I Kuranit ne gjithashtu të urojmë për titullin Hafiz I Kuranit. Si është ndjenja të jesh hafiz I fjales se Zotit xh.sh,dhe na trego si arrite deri këtu? ADEM RAMADANI: Takimi im i parë me librin e Allahut ka qenë në vitin 1998 kur fillova ELIF-in, mësimin e shkronjave të Kur’anit nga një shok i im i lagjes Hfz. Lukmani, ishte RAMAZAN dhe duke mësuar çdo natë pas namazit të teravive, arrita të dal në Kur’an. Pasi mësova leximin e Kur’anit, vazhdova ta lexojë vetë mirëpo shumë rrallë dhe me shumë vështirësi. Kështu në vitin 2003 përsëri në Muajin Ramazan, Allahu i Madhërishëm m’a udhëzoj zemrën dhe un u pendova dhe ju ktheva Allahut sinqerisht dhe vendosa të braktis muzikën. Në këtë muaj fillova të ndjek mësimet e TEXHVIDIT (rregullat e leximit dhe drejtshqiptimit të shkronjave të Kur’anit) te hatibi i xhamisë së Uhudit Dr. Metush Memedi, ku për nëntë muaj rresht kemi mësuar rregullat e texhvidit. Dashuria ime për librin e Allahut filloi të shtohet dhe un me vetë inicijativë fillova t’a mësoj xhuzin Amme përmendësh (20 faqet e fundit të Kur’anit). Dëshira ishte e madhe mirëpo vetë e kisha vështirë dhe disa vëllezër më treguan se është një hoxhë shumë i mirë i cili sapo ishte kthyer nga Medineja ( qyteti i Resulullahit s.a.v.s) ku kishte mbaruar fakultetin e hadithit dhe hivzin e Kur’nit, ai ishte hoxha Ismail Asllani. Shkuam dhe e vizituam këtë hoxhë dhe ai m’a shtoi edhe më shumë dashurinë për Kur’anin që sapo kishte filluar të lulëzojë në zemrën time. Prej vitit 2005 e deri në vitin 2011 mësova te ky hoxhë edukatë islame dhe arrita të mësoj 12 xhuza përmendësh ( 240 faqe ) nga Kur’ani, mësonim ngadalë ngaqë atëherë nuk ishte qëllimi im që un të bëhesha hafiz i Kur’anit. Në vitin 2011 mora vesh se një v’lla me emrin Fisnik Stavileci të cilin e njihja, kishte përfunduar nxënjen përmendësh të Kur’anit te Hafëz Isa bekteshi, u nxita shumë nga ky lajm dhe atypëraty vendosa që edhe un të filloj mësimet te ky hoxhë. E disha se do ta kem vështirë ngaqë isha shumë i zënë me aktivitete dhe i punësuar me orarë të rregullt dhe poashtu nga ana tjetër obligimet familjare, por vendosa me një vendim të çeliktë dhe duke ju mbështetur Allahut. Hafëz Isa që në fillim më patë dhënë shumë përkrahje dhe më patë favorizuar shumë ngaqë e dinte që unë kisha një agjendë shumë të ngjeshur, mirëpo gjithashtu që në fillim më pat treguar se hifzi i Kur’anit kur të fillohet nuk është mirë të ndërpritet sepse pastaj vjen e bëhet edhe më vështirë, mirëpo un edhe pse kam ba disa herë ndërprerje (6 herë nga një muaj ), me ndihmën dhe përkrahjen e Allahut dhe mbështetjen nga familja, arrita që ta realizoj dëshirën dhe ëndrrën time më të madhe të jetës, për 3 vite e 9 muaj përfundova hifzin e Kur’anit Famëlartë dhe tash jam njeriu më i lumtur në botë dhe lus Allahun që të ma mundësojë të jem falënderues dhe të vdes duke e ditur tërë Kur’anin përmendësh. DARDAN SINANAJ Qe nga viti 2004,braktise në tersi muzikën dhe ju ktheve Krijuesit, Sigurisht që te ardhurat nga albumet,koncertet dhe prezentimi neper dasma kanë qenë te mira,por imani juaj falë Zotit beri qe ju ti braktisni te gjitha,kjo ka qenë një sprov për ty,gje të cilën shum këngetar ende nuk e bejnë,gëzon perseri famën,të ardhurat, dhe si është jeta juaj tani? ADEM RAMADANI • Allahu çdo send m’a ka zëvendësuar me më të mirë. – E lash pasurinë, Allahu më furnizoi vazhdimisht dhe nuk pata nevojë t’ia shtrij dorën askuj për asnjë send. – I lash dasmat e haramit që zgjatnin deri në orët e mëngjesit, të përziera dy gjinitë dhe me alkohol, e Allahu mi dha dasmat islame që nuk zgjasin më shumë se 2 orë dhe nga e cila secili pjesmarrës ndahet i kënaqur. – Un për hir të Allahut e lash famën dhe karierën, Allahu më dha famë edhe më shumë dhe bëri që të gëzoj rrespekt te të gjithë muslimanët e trojeve tona edhe më gjerë. DARDAN SINANAJ Jeni nderë këngetaret e parë në trojet Shqiptare që këndoni Ilahi,dhe ato pothuaj se janë prezente në çdo shtëpi Shqiptare,kurse mësazhet qe japë në ato ilahi janë shumë këshilluese dhe vërtetë ngjallin emocion të thellë pozitiv,ku e merni inspirimin ? ADEM RAMADANI Inspirimin për ilahi e marr çdo herë nga Kur’ani dhe jeta e muslimanëve të parë të mirë dhe normalisht pastaj perpilimi i tekstit dhe harmonizimi i tekstit me melodinë dhe të gjitha gjërat tjera të nevojshme që duhet t’i ketë një ilahi, janë gjëra profesionale që falë talentit që më ka dhënë Allahu un i bëj me mjeshtri. DARDAN SINANAJ Ju jeni I martuar,keni dhe fëmi,Ubejdi djali juaj,është shfaqur më një interpretim’’ KUQ E ZI’’ dhe vërtetë vërehet qe ka talent,a po shkon hapave të babait Ubejdi? ADEM RAMADANI Po, un jam i martuar dhe kam 3 fëmijë: vajzën e quajnë MELEK 11 vjeçe, Shuajbi 10 vjeç dhe Ubejdi 5 vjeç. Të gjithë fëmijët e mi kanë nga pak talent për art, por Ubejdi më shumë dhe shpresoj që së shpejti Ubejdit t’i përgatis një ilahi shumë interesante që e kam fillu ta punoj, por nuk kam pas kohë t’a mbaroj. DARDAN SINANAJ Gjatë hivzit (Mësimit përmëndsh) të Kuranit,sigurisht që ke përjetu momente interesante,a na shpalos ndonjë rastë të veqantë qe do ju mbetet në kujtesen tuaj? ADEM RAMADANI Gjatë gjithë atyre viteve prej kur fillova t’a mësoj përmendësh Kur’anin, un e kam pa me sytë e mi ndihmën dhe përkrahjen e Allahut. Kur fillova në vitin 2005 hapat e para të nxënies përmendësh të Kur’anit, sapo i mësova 2 xhuza (40 faqe), në vitin 2006 më erdhi mundësia të punësohem në administratën shtetërore në “Komisionin për marëdhënje me bashkësitë fetare”. Nga njëra anë u gëzova shumë sepse nuk kisha të ardhura materiale më pasiqë u largova nga muzika dhe kisha shumë nevojë, por nga ana tjetër u mërzita sepse mendova me vete – “Tash nuk do të mundem t’a mësoj Kur’anin, ngaqë aty nuk do të kem kohë”. Por subhAnallah pikërisht në atë vend pune më erdhi mundësia edhe më e mirë për të mësuar ngaqë kisha zyren time personale dhe kisha kohë të lirë të cilën e shfrytëzova maksimum. DARDAN SINANAJ Për fund,cilI do të ishte një mësazh I përgjithshëm për frëndsat e faqes tonë dhe të gjithë dashamirve tu të trojeve Shqiptare? ADEM RAMADANI Mesazhi im për të gjithë ata që më duan dhe për gjithë ata që e lexojnë këtë intervistë do të ishte si vijon: Besoni Allahun dhe nënshtrojuni urdhërave të Tij se Vallahi nuk do të zhgënjeheni asnjëherë, do t’a gjeni Allahun Ndihmës, Mbrojtës dhe Përkrahës në gjithë jetën tuaj, mësojeni Kur’anin ngaqë është libri i Allahut, është libri që ka përmbledh të gjithë atë që ka qenë e shpallur në librat tjerë, është Libri më i saktë dhe më i vërteti, është i Famshëm, t’a pastron dhe shëron zemrën. Për fund po e përmbyll me një ajet nga Kur’ani i madhërishëm: “Ata që lexojnë librin e Allahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi dhe haptazi, ata e shpresojnë një fitim që kurrë nuk humbet”. Kaptina Fatir 29 KUR’ANI MREKULLITË E KUR’ANIT: Falëminderit shunë për intervistë I nderuar Adem Ramadani,Zoti ju shpërbleftë. ADEM RAMADANI Zoti ju shpërbleftë dhe ju,ju urojë punë të mbarë vëlla Dardan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit