Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
” E cili grup, pra, është më i drejtë të jetë i sigurt, nëse jeni që kuptoni? Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”. (El-Enam: 81- 82).
Të gjithë njerëzit e kërkojnë sigurinë, të gjithë nuk e pëlqejnë ç’rahatinë të gjithë në heshtje i dënojnë këto veprime devijonte dhe shumë të shëmtuara që ndodhin në mesin tonë. Mirëpo krejt kjo e shkakton pyetjen: pse ndodhin këto veprime, çka i shtyn njerëzit të vrasin, pse të kidnapohen fëmijë, etj?
Dikush dëshiron t’i ndërlidhë këtë fenomene me varfërinë dhe gjendjen e keqe sociale, mirëpo unë nuk e ndaj këtë mendim.
Sepse në të kaluarën e afërt, prindërit dhe gjyshërit tanë kanë patë jetë më të varfër, kanë patë represioni nga sistemi, dhe trysni të ndryshme, mirëpo përsëri gjendja e tyre ka qenë shumë më i mirë, shumë më e qetë dhe shumë më e rehatshme.
Andaj, duhet hulumtuar shkaqet që sjellin këtë tmerr dhe llahtari të madhe në mesin e popullit tonë me këto veprime të liga që paraqiten herë pas here.
Pa dyshim se garantimi i sigurisë psikike na sjell edhe sigurinë fizike dhe shoqërore, andaj do të mundohemi në këtë shkrim të flasim pak për këtë temë.
Siguria psikike nga këndi fetar na ofron:
1. stabilitet.
2. largim të demoralizimit dhe depresionit
3. plotësim të karakterit
4. bindja e plotë se Allahu është me ne.
Komponentët e sigurisë psikike janë:
1. besimi i thellë
2. mbështetja në Allahun.
3. përmendja e Allahut.
4. morali i mirë
5. lutja.
6. njohja e Kaderit
7. njohja e çështjes së sprovës
8. durimi
9. njohja e myzhdeje dhe përgëzimeve
Bekir Halimi