2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

DITA E GJYKIMIT – Si funksionon atje?

Më të lexuarat

  1. Nuk do të ketë atje fshehje provash për gjykatën. (Atij do ti paraqitet në ditën e Gjykimit, një libër që do të shfletohet për të)
  2. Do të sillet i akuzuari nën ruajtje të rreptë. (Do të vijë cdo shpirt, i shoqëruar nga një roje dhe një dëshmitar)
  3. Nuk ka shanse manipulimi të drejtësisë. (Unë nuk jam i Padrejtë me robërit e Mi)
  4. Nuk do ketë avokat që të të marrë përsipër. (Lexoje librin tënd. Sot do mjaftohesh me llogaritjen e vetvetes, ti vetë)
  5. Rryshfeti, ndërmjetësimet, miku, atje nuk funksionojnë. (Atë ditë nuk do të bëjë dobi as pasuria dhe as fëmija)
  6. Nuk do të ketë as gabime teknike (Allahu, Zoti yt nuk harron asgjë)
  7. Do ta marrësh në dorë vendimin që do të merret për ty. (Ndërsa ai që do ta marrë librin e tij nga dora e djathtë, do të thotë: Ja pra, lexojeni librin tim)
  8. Nuk do të ketë gjykim në Mungesë. (Atëditë, të gjithë së bashku do të jenë paraqitur aty)
  9. Nuk ka shans për të apeluar vendimin. (Nuk ndryshohet fjala në Praninë Time)
  10. Peshore ekzakte e veprave të nnjeriut. (Atë ditë të Gjykimit, do të vendosim peshoret. Askujt nuk do ti bëhet padrejtësi. Madje edhe nëse eshte e vogël e mira e tij sa një grimcë. Do ta sjellim atë, aty. Tashmë gjykimi është në dorën Tonë (Allahut)

Pershtati: Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit