-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mbreti i Arabisë Saudite, Selmani personaliteti i vitit

Më të lexuarat

Kujdestari i dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman është shërblyer, nderuar, me çmimin më të lartë ndërkombëtar për kontributin e tij në përhapjen e Kur’anit.
 
Ai u emërua Personaliteti Islam i Vitit nga Organizata Ndërkombëtare e Hafizëve të Kur’anit të Shenjtë, që është degë e Lidhjes Botërore Muslimane me qendër në Mekë.
 
Ky është viti i tetë që organizata që jep shpërblimet .
 
Organizata i dha shpërblimet për dhjetë kategori. Shoqëritë që promovojnë mësimin e Kur’anit përmendësh, mësuesit, shejhët e lartë, programet televizive, faqet e internetit dhe revistat ishin në mesin e atyre që u nderuan me shpërblime, me nderime.
 
Abdullah bin Abdul Muhsin Al-Turki, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Muslimane Botërore, (MWL), tha se Mbretit Salman ju dha shpërblimi për themelimin e Shkollave të Hivzit, për mësimin e Kur’anit përmendësh, për djem dhe vajza në kuadër të Ministrisë së Punëve Islame, dhe caktimin e SR1.5 milionë çdo vit për fituesit e lokal dhe për Garat Ndërkombëtare.
 
Ai tha, gjithashtu, se Mbreti Salman dha SR6 milionë për një projekt për të mësuarit në distancë të Kur’anit të Shenjtë, për Shoqatën e Hafizëve të Kur’anit të Shenjtë në Xheddah (Khairukum).
 
Projekti synon të krijojë një platformë online për të mësuar Kur’anin.
 
Ndër të tjera, Mbreti Salman është Kryetar Nderi i Shoqatës për Mësimin Përmendësh të Kur’anit të Shenjtë në Riad. Ai krijoi fond të veçantë për Shoqatën për të siguruar të ardhura të vazhdueshme për të, dhe mbështet rregullisht dhe sponsorizon ceremonitë vjetore të Shoqërive Kur’anore në të gjithë Mbretërinë Saudite, tha ai. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit