0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Lëshohet me sukses në hapësirë sateliti i gjeneratës së re “Turksat 5B”

Më të lexuarat

Sateliti i ri i Turqisë, “Turksat 5B”, u lëshua me sukses në hapësirë ​​në orën 06.58 me orën turke nga baza Cape Canaveral në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sateliti i komunikimit “Turksat 5B”, i cili do të jetë më i fuqishmi i flotës satelitore “Turksat” me kapacitetin e tij të dobishëm të ngarkesës dhe vlerat e fuqisë, u dërgua në hapësirë ​​me raketën “Falcon 9” të kompanisë amerikane “Space X”.

“Turksat 5B”, i cili do të shërbejë në një gamë të gjerë zonash duke përfshirë Turqinë, si dhe të gjithë Lindjen e Mesme, Gjirin Persik, Detin e Kuq, Mesdheun, Afrikën Veriore dhe Lindore, Nigerinë, Afrikën e Jugut dhe vendet fqinje, do të sigurojë një transmetim të përgjithshëm të të dhënave me kapacitet prej më shumë se 55 Gbps dhe me ngarkesë të dobishme të brezit të ri duke përdorur konceptet e ripërdorimit të frekuencës dhe mbulimit me shumë rreze.

Me kapacitetin e lartë të të dhënave të ofruar nga sateliti “Turksat 5B”, mund të arrihen vendet e paarritshme të Turqisë me infrastrukturë tokësore dhe mund të krijohet infrastruktura e internetit.

Me lëshimin e satelitit në fjalë në hapësirë, do të forcohet mbulimi dhe shpejtësia e shërbimeve të familjes së antenave satelitore vendase dhe kombëtare të “Turksat”, “PeycON”.

Me zhvillimin e mbulimit satelitor, familja e antenave “MicroON”, “AerON”, “HidrON” dhe “TerrON” do të përdoren në shumë vende të botës me shërbime si interneti, rrjeti i korporatave e IP bachauling.

Gjithashtu, numri i satelitëve aktivë të komunikimit të Turqisë do të rritet në 5 dhe numri i përgjithshëm i satelitëve do të rritet në 8.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit