0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Oxford: Shoferi i autobusit nuk ndalet për të marr muslimanët

Më të lexuarat

Kompania e autobusëve lokal në Oksford është përballur me kritika për një incidentet në Oksford, kur një shofer nuk e ndali autobusin për  muslimanët që ishin duke pritur në ndalesë, stacion, të autobusëve. 
 
Ankesa, e cila u dërgua në Kompaninë e Autobusëve  nga një  grup kundër-Islamofobisë, që quhet Tell Mama, është shkruar nga një person i cili i pa dy incidente brenda një dite,  e pa autobusin që nuk ndalet aty ku presin  muslimanët.
 
Një incident ka ndodhur në rrugën Cowley Road, një zonë e qytetit me përbërje të ndryshme etnike.  Ankuesi thotë se ai ka pa një çift musliman duke pritur autobusin.
 
Ai thotë: Pas mbërritjes së autobusit, çifti musliman u përpoq të jep shenjë m’u ndalë autobusi,  por shoferi, pavarësisht se i kishte parë çiftin muslimanë duke pritur, i injoroi plotësisht ata dhe vazhdoi  vozitjen e autobusit.
 
Ankuesi,  gjithashtu, thotë se paradite, ai është dëshmitar se i njëjti numër  i autobusit, autobusi nr.10, nuk u ndal në stacionin lokal  ku pritshin një grup i njerëzve, njëra prej tyre ishte e mbuluar me shami.
 
Kompania e autobusëve e ka konfirmuar  rastin, ankesën dhe kërkoi falje. Një përfaqësues për Kompaninë e Autobusëve tha se ata janë në humbje nëse  e shpjegojnë pse shoferi nuk u ndal.
 
Përfaqësuesi i kompanisë, gjithashtu, premtoi se do të bëjë njëintervistë formale me shoferin  dhe tha se sjellja e tij do të shqyrtohet në përputhje me politikën e mundësive të barabarta të Kompanisë së Autobusëve.
 
Grupi Tell Mamma ka publikuar kohën e fundit mbi  incidentet anti-muslimane nga viti  2014 deri në vitin 2015. Ata i kanë të vërtetuara 548 incidente gjatë kësaj periudhe.
 
Shumë prej incidenteve të raportuara janë marrë online në internet, por nga incidentet ‘offline’, rreth 30 për qind e viktimave kanë ndodhur ndërsa ato ishin të veshura me rroba tradicionale Islame.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit