0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Drejtori Simnica vizitoi xhaminë “Ebu Hanife” në Troisdorf të Gjermanisë

Më të lexuarat

Më 27 nëntor 2021, drejtori për Diasporë z. Ekrem Simnica, i shoqëruar nga kryetari i Unionit të Xhamive Islame Shqiptare, z. Mensur ef. Halili vizitoi xhaminë  e re “ Ebu Hanife ” në Troisdorf të Gjermanisë, ku u mirëprit nga kryetari i xhamisë h. Mahir Mustafi, imami i kësaj xhamie Bedri Syla, imam i ri, si dhe anëtarët e kryesisë së kësaj xhamie dhe nga një numër të konsiderueshëm të xhematit.

Së pari drejtori Simnica vizitoi objektin shumë madhështorë. Kjo qendër përpos xhamisë shumë të bukur, ka edhe të gjitha objektet përcjellëse, siç janë biblioteka, këndi për shitjen e librave, mësonjëtorja, bufeja, restoranti, dhomat e gjumit për mysafirë, zyre pune dhe hapësirat të tjera ndihmëse, të cilat e bëjnë qendrën edhe më funksionale dhe më të shfrytëzueshme për bashkatdhetarët tanë.

Drejtori Simnica mbajti ligjëratë pas namazit të jacisë dhe uroi dhe përshëndeti kryesinë, imamin e nderuar Bedri Syla, të cilin e uroi detyrën e re dhe xhematin e kësaj xhamie me rastin e aktivitete në këtë objekt. Drejtori Simnica uroi të pranishmit për qendrën e re dhe për festën e 28 Nëntorit, duke thënë:

“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të strukturave drejtuese të saj, në emrin e Myftiut të Kosovës, z. Tërnava dhe në emrin tim, t’ju përshëndes në këtë përvjetor të rëndësishëm për kombin shqiptar, 109 vjetorin e ngritjes së flamurit, shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit shqiptar, ngjarje kjo që është më e rëndësishëm për popullin tonë.”

Ai i falënderoi për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm të tyre për vendlindjen dhe për institucionet tona fetare-arsimore, Medresenë “Alauddin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, drejtori Simnica, pa nga afër edhe zhvillimin e mësim-besimit në këtë xhami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit