2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Aktiviteti i tepërt fizik dëmton zemrën

Më të lexuarat

Aktivitetet sportive që “shtrydhin” trupin deri në ekstrem, si maratonat apo garat e gjata çiklistike, mund të dëmtojnë zemrën dhe të shkaktojnë anormalitete në rrahjet e saj, paralajmërojnë shkencëtarët pas një studimi.

Sipas tyre, aktiviteti i dobishëm për zemrën kufizohet në një orë sport, ndërsa më pas, efektet pozitive zhduken, duke i lënë vendin vetëm lodhjes dhe stërmundimit.

Në bazë të këtyre të dhënave, një grup kërkuesish në SHBA ishin në gjendje të vlerësonin se programet e stërvitjeve intensive dhe garat jashtëzakonisht të lodhshme janë tepër të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Një prej udhëheqësve të studimit, James O’Keefe, i spitalit “Saint Luke” në Kansas, deklaroi se është e gabuar të mendohet se sa më shumë sport të ushtrohet, aq më mirë është për njeriun.

”Ushtrimi fizik, ndonëse nuk është një drogë, zotëron shumë elementë të një agjenti të fuqishëm farmakologjik. Një aktivitet rutinë ditor mund të jetë shumë i efektshëm për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve, përfshi ato kardiovaskulare, hipertensioni, infarkti apo obeziteti. Sidoqoftë, edhe aktiviteti fizik funksionon si një mjekim, që po u kalua doza e rekomanduar, shndërrohet në të dëmshëm. Stërmundimi është në gjendje të dëmtojë përgjithmonë muret e muskujve të zemrës, duke vendosur në rrezik edhe vetë jetën brenda vetëm pak vitesh”./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit