3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Për një jetë më të bukur

Më të lexuarat

Nga: Dr Ibrahim Elfekij

Për një jetë më të bukur

Jetoje çdo moment si të ishte momenti i fundit i jetës tënde!
Jeto me besim, jeto me shpresë, jeto me dashuri, jeto me përpjekje dhe vlerësoje jetën!
Ngrihu nga shtrati çdo mëngjes, me gëzim dhe gjallëri:
Kur disa zgjohen në mëngjes, thonë:”Mirëmëngjesi jetë!” Ndërkohë që disa të tjerë thonë:”Bo bo, sa shpejt erdhi dita tjetër”. Bëj kujdes nga idetë dhe mendimet e gabuara dhe negative që të vijnë në mendje në mëngjes, pasi ato ta programojnë të gjithë ditën që të jetë negative, ose të paktën pasive. Fokusohu tek gjërat e bukura dhe pozitive, filloje ditën me një këndvështrim pozitiv dhe të shëndetshëm ndaj gjërave që të rrethojnë.
Ruaje gjithmonë një buzëqeshje të bukur në fytyrë:
Edhe nëse ndjen se nuk dëshiron të buzëqeshësh, hiqu dhe shtiru sikur po buzëqesh. Pavetëdija nuk mundet të bëjë dallimin mes diçkaje të vërtetë dhe diçkaje të shtirur. Prandaj dhe është e rëndësishme që të vendosësh të jesh i buzëqeshur gjithmonë.
Trego kujdes që të jesh ti iniciatori i përshëndetjes dhe selamit:
Në një hadith, profeti Muhamed a.s thotë:”Më i miri, është ai që e çel bisedën me tjetrin me selam”. Prandaj dhe mos e prit tjetrin ta fillojë i pari.
Ji dëgjues i vëmendshëm:
Kjo nuk është diçka e lehtë për tu vepruar, por me insistim dhe me kohë, fillon e mësohesh. Prandaj, filloja që tani, mos e ndërprit askënd ndërkohë që po flet, trego vëmendje dhe dëgjoje mirë.
Thirru njerëzve në emrat e tyre:
Besoj se emrat tanë, janë gjëja më e bukur që dëgjojnë veshët tanë nga dikush tjetër. Prandaj, drejtoju njerëzve me emrat e tyre.
Trajtoje çdo njeri si të ishte njeriu më i rëndësishëm në gjithësi:
Jo vetëm që do të ndjesh gëzim dhe lumturi vetjake nga kjo, por diçka e tillë do të mundësojë të kesh një rrjet të gjerë miqsh e shokësh, të cilët të kthejnë të njëjtën ndjesi.
Filloje me një kompliment:
Çdo ditë, bëju komplimente tre personave të paktën.
Shënoji ditëlindjet e njerëzve që të rrethojnë:
Mbajtja shënim e ditëlindjeve të njerëzve që të rrethojnë, të ndihmon që tu bësh surpriza të cilat i gëzojnë dhe i lumturojnë pa masë, qoftë dhe me një telefonatë, kartolinë urimi etj…
Përgatit një surprizë për bashkëshortin/bashkëshorten:
Herë pas here, mund ti bësh ndonjë dhuratë, ti dërgosh një tufë lule etj… Diferenca do të jetë shumë e madhe në marrëdhëniet tuaja.
Përqafoji njerëzit që i do:
Virxhinia Satir, thoshte:”Na lipsen katër përqafime në ditë plot me dashuri, që të mbijetojmë. Na lipsen tetë përqafime që ta mirëmbajmë veten dhe familjen. Na duhen dymbëdhjetë përqafime në ditë që të japim.” Prnadaj, filloje ditën duke e respektuar këtë këshillë.
Çdo ditë, bëhu shkak që dikush të buzëqeshë:
Dërgoji një mesazh doktorit tënd, dentistit, mësuesit….
Bëj gjithmonë mirë sipas mundësisë:
Një shofer urbani në Denver të USA, hipi në autobusin e tij për të transportuar pasagjerët. Para se të ulej në sedijen e shoferit, ai u hodhi një sy pasagjerëve, mandej u kthye dhe zbriti nga autobusi sërish. Disa minuta më pas, ai u ngjit rishtazi në urban, me një kuti me çokollata në dorë. Menjëherë filloi ti japë secilit nga pasagjerët nga një çokollatë. Lajmi mori dhenë dhe një nga gazetat lokale, vajti dhe zhvilloi një intervistë me këtë shofer. Gazetarja e pyeti mbi këtë lloj bujarie të çuditshme dhe të pazakontë dhe shoferi iu përgjigj:”Në fakt, unë nuk e bëra për të tërhequr vëmendjen e gazetarëve. Shkaku përse e bëra atë akt, ishte se kur hipa në autobus dhe u hodha një shikim pasagjerëve që prisnin, pashë që pothuaj të gjithë ishin me pamje të zymtë dhe të dëshpëruar. Në çast më erdhi ideja se duhet të bëj diçka të veçantë që ti gëzoj dhe tu kthej buzëqeshjen. Në fakt, unë u gëzova më shumë se ata, buzëqeshja më fort dhe  zemra gati po më dilte nga kraharori nga emocionet. Ajo që bëra, ishte diçka e bukur dhe modeste.”
Fale veten tënde dhe fali edhe të tjerët:
Është egoja negative ajo që zemërohet, e humbet toruan, ndëshkon dhe kërkon hakmarrje. Ndërkohë, natyra e pastër e njeriut, preferon dëlirësinë, tolerancën, faljen, pastërtinë dhe humanizmin me të tjerët.
Gjithmonë përdor fjalët “Më fal” dhe “Të lutem”
Janë fjalë të thjeshta, por që kanë efekt dhe ndikim madhështor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit