3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi në vizitë zyrtare në Japoni

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Japoni, ku do të qëndrojë prej 6 deri më 9 qershor.
Gjatë qëndrimit në Tokio, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda, me Ministrin e Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba, Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yukio Edano, si dhe do të vizitojë Odën Japoneze të Ekonomisë dhe Industrisë.

Fokusi i kryesor i të gjitha takimeve të kryeministrit Thaçi me zyrtarët më të lartë shtetëror të Japonisë do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, njofton kabineti i Kryeministrit. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit